Eko Higjiena

Përparim Muja nderon ditën e Flamurit, me vrapim në Prekaz

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Edhe pse nuk e ka profesion atletiken, por nga dashuria e madhe ndaj këtij sporti, Përparim Muja në shenjë të ditës së flamurit 28 nëntori, sot ka vrapuar 28 km për të nderuar këtë ditë të shenjtë të popullit shqiptarë.

Muja i cili vazhdimisht është në çdo aktivitet sportivë, shtetëror në atletikë, frymëzimin e tij e gjen gjithmonë tek Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe tek dëshmorët e rënë për liri.

Eco Higjiena

Muja sot është ndier krenarë si asnjë herë me parë në vrapimin 28 km duke filluar nga Prekazi legjendar e fshatrat e Drenicës. “Të jesh në këtë ditë të flamurit dhe ditëlindjes se komandantit legjendar Adem Jashari në Prekaz është madhështore dhe krenari duke nderuar heroizmin e komandantit e duke nderuar flamurin kombëtar që është derdhur gjak për ta mbrojtur me shekuj të terë. Vrapim im ishte nga Prekazi e në disa fshatra të Drenicës heroike në një shteg 28 km, jam shume krenar dhe i emocionuar që pata fatin të jem në këtë vrapim, lavdi të gjithë dëshmorëve që dhanë jetën e tyre për lirinë që po gëzojmë, gjaku i tyre u bëftë dritë për shumë breza të Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Muja.

Përparim Muja shumë shpejt do të del me një projekt të ri për qytetarët e Gjilanit në sportin e atletikës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.