UBT

Përparim Kryeziu emërohet zëdhënës i Qeverisë së Republikës së Kosovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Prishtinë – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Përparim Kryeziun, zëdhënës të Qeverisë. Përparim Kryeziu është i diplomuar me nderime të larta nga Universiteti i Ri i Lisbonës (Universidade NOVA de Lisboa), ku ka studiuar Sociologji Ekonomike dhe të Organizatës. Ai ishte bursist i programit SIGMA Agile, të financuar nga Komisioni Evropian i BE-së.

Studimet bachelor në Sociologji Kryeziu i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, vitin e fundit të të cilave e ka ndjekur në Universitetin e Antwerpit në Belgjikë, si përfitues i bursës JoinEU-SEE, të financuar gjithashtu nga Komisioni Evropian.

Ai ka qenë edhe bursist pionier i programit të shkëmbimit YES (Youth Exchange and Study) të financuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, nëpërmjet të cilit ka ndjekur një vit të shkollës së mesme në Vermont të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mobi Casa

Për afër tre vjet ka qenë aktivist i shoqërisë civile, i angazhuar si asistent hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë dhe hulumtues në Grupin për Studime Juridike dhe Politike.

Kryeziu ishte zëdhënës i Qeverisë Kurti I, dhe vitin e fundit ka ushtruar detyrën e zëdhënësit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.