Mobi Casa

Përparim Avdili, kryetar i Komisionit për Financa në Asamblenë e Cyrihu

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Në radhë të parë është sidomos vlerësim nga ana e grupit parlamentar dhe partisë time që më ka propozuar për këtë post, pasi që u lirua vendi, sepse një koleg i partisë e ka braktisur mandatin”, thotë Avdili për albinfo.ch

E Enjte, 24 Tetor 2019 – 15:30albinfo.ch
Nga dita e djeshme, 23 tetor 2019, Komisioni për Financa në Asamblenë e Qytetit të Cyrihut ka një kryetar të ri. Ai është Përparim Avdili, i zgjedhur në prill të vitit të kaluar në këtë asamble si kandidat i FDP-së (Partia Liberale e Zvicrës).

Në komisionin e përmendur, Avdili, si punonjës bankar me profesion, bën pjesë nga maji vitit 2018, thotë ai për albinfo.ch.

Të përkujtojmë: Përparim Avdili është prej kohësh aktiv në FDP, ndërsa prej më shumë se një viti, edhe kryetar i saj për qarkun 9 të Cyrihut.

Ai është shqiptari i parë që deri tash ka arritur të zgjidhet në Parlamentin e qytetit të Cyrihut.

GRANDEMALL

“Në radhë të parë është sidomos vlerësim nga ana e grupit parlamentar dhe partisë time që më ka propozuar për këtë post pasi që u lirua vendi sepse një koleg i partisë e ka braktisur mandatin”, thotë Avdili për albinfo.ch. Ndërsa posti i kryetarit i takon FDP-së si parti deri në maj 2020, sqaron ai më tutje. “Meqë i kam bindur me punën time të deritanishme, ata ma kanë besuar mua këtë përgjegjësi”.

Avdili është me profesion punonjës banke, ndërsa në politikën e Cyrihut dhe më gjerë ka bërë emër si politikan konsekuent në bindjet e tij liberale.

I lindur në vitin 1987 në rrethin e Kumanovës, Maqedoni, Avdili nga mosha njëvjeçare jeton në Zvicër, gjegjësisht në Cyrih.

Përparim Avdili, kryetar i Komisionit për Financa në Asamblenë e Cyrihut

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.