Fundamenti

Peroviq: Serbët në rrezik për t’u zhdukur

/ 2 minuta lexim

Historiania Latinka Peroviq ka vlerësuar se Serbia e ka humbur shansin e vet evropian dhe se populli i saj kërcënohet me zhdukje.

“Nuk guxojmë të bëhemi naivë. Në histori është normale dukuria e zhdukjes së disa popujve”, ka thënë Peroviq në një bisedë për gazetën Magyar So transmeton “Blic”, transmeton koha.

Ajo ka vlerësuar se qytetet tashmë janë bërë qyteza në Serbi dhe se shteti në masë të madhe “është barbarizuar e braktisur”, dhe, ka shtuar se për regjenerim duhet përpjeke e madhe të cilën të vetëm serbët nuk mund ta bëjnë.

“Mendoj se shanset janë minimale por duhet të ekzistojë përpjekja, para së gjithash përpjekja intelektuale e cila duhet të gjejë përgjigje në pyetjen që duket e thjeshtë – ku jemi. Dhe vetëm pas kësaj mund të shtrojmë pyetjen tjetër si kemi arritur deri këtu dhe si mund të dalim nga këtu” ka tënë Latinka Peroviq.

Eco Higjiena

Sipas fjalëve të saj më trishtuesja është se brezi i ri nuk sheh të ardhme të vet në Serbi dhe se nxiton që pas shkollimit të largohet sa më parë nga Serbia.
Ajo ka vlerësuar se pos anëtarësimit të Serbisë në BE, nuk ka mundësi tjetër.

“Evropa ka problemet e veta, por asnjëherë më parë ajo nuk i ka dhënë Ballkanit kaq shans, të cilin, ëse jo i gjithë Ballkani, Serbia gjithsesi e ka humbur”, ka thënë Latinka Perović.

Ajo ka vlerësuar se pas zgjedhjeve të majit nuk u bënë ndryshime politike por vetëm u ndërruan personalitetet në pushtet, të cilat legjitimitetin e vet politik e bazojnë, sikur dhe paraardhësit e tyre, në dëshmimin se qeveria paraprake ka qenë katastrofike.

“Të gjitha analizat nisin nga mandati i qeverisë paraprake, askush nuk flet për luftërat, të cilat gjithmonë kanë zvogëluar shumë resurset njerëzore e shtetërore”, ka thënë Latinka Peroviq, e cila në funt ë viteve të 60 – ta të shekullit të shkuar ka qenë funksionare e lartë e Partisë komuniste. Në vitin 1972 ishte larguar nga pozitat për shkak që qëndrimeve të saj shumë liberale gjatë qërimit të hesapeve të Jospi broz Titos me “liberalët” në PK. Pas kësaj nuk u kthye kurrë në politikë.