UBT

Përmirësoni tretjen

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Për të pasur një tretje të mirë, nevojitet që 15 deri 20 minuta para ushqimit të pini ujë, natyrisht në sasinë aq sa keni nevojë. Gjatë kohës para dhe pas ushqimit, uji nuk rekomandohet, sepse e vështirëson tretjen.

Nutricistët theksojnë se duhet konsumuar nga dy deri tri litra ujë në ditë, përkatësisht 12 gota, trasmeton gazeta Kosova Sot

Uji Dea

Shumica e ushqimeve që i konsumojmë përmbajnë ujë, kështu që me një ushqim të pasur me ujë duhet konsumuar dhe katër gota ujë. Lëngjet po ashtu duhet konsumuar gjysmë orë deri 40 minuta para shujtave, e nëse posedojnë thartirë të fortë, më së miri t’i konsumoni një orë pas ushqimit. Çaji i zi po ashtu e përmirëson tretjen dhe ndikon në absorbim më të mirë të ushqimit. Po ashtu, çaji i zi përshpejton metabolizmin, shëron pagjumësinë, lodhjen dhe dhimbjet e kokës.

(Kosova Sot)