Përmirësojeni gjendjen shëndetësore brenda muajit

Fillojeni ditën me një gotë me ujë të vakët në të cilën keni shtrydhur lëngun e gjysmë limonit.
Është e vështirë të injorohen këto dobi për shëndetin:
– Kështu e forconi sistemin imun. Limonët janë të pasur me vitamina C dhe kalium. Vitamina C lufton ftohjet, përmirëson funksionimin e trurit, derisa rregullon shtypjen e gjakut.
– Ekuilibron PH-në në acide, që janë çelësi kyç i shëndetit.
– Ndihmon në humbjen e kilogramëve. Limonët ndihmojnë në tkurrjen e oreksit.
– Përmirësojnë tretjen. Uji i ngrohtë nxit punën e traktit gastrointestinal dhe muskujve të lukthit, e limonët posedojnë minerale dhe vitamina që luftojnë kundër helmeve.
– Limoni është diuretik natyral. Lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e substancave të dëmshme nga trupi.
– Pastron lëkurën. Vitamina C ndihmon në luftën kundër akneve dhe rrudhave. Uji me limon pastron të gjitha helmet prej gjakut.
(Kosova Sot)