Hidromorava

Përmirësohet koha, vazhdojnë punët në terren

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Drejtori i drejtorisë për Shërbime Publike, Infrastrukturë dhe Banim, Sokol Haziri me bashkëpunëtorët e tij, kanë vizituar sot fshatin Shillovë e banuar me komunitetin serb, ku është duke u rregulluar rrejti i ndriçimit publik, por, edhe zgjerim të rrjetit gjithashtu, falë përmirësimit të kohës e cila po shfrytëzohet për të kryer punë.

Me këtë rast Haziri ka thënë se falë përmirësimit të kohës, po vazhdojmë me punë në fusha të ndryshme në kuadër të përgjegjësisë së kësaj drejtorie, e në këtë rast edhe më ndriçimin publik në këtë fshat.

FIDANISHTJA

“Ne jemi të përkushtuar që të kryejmë punë, pavarësisht përkatësisë etnike apo gjeografike, sepse qëllim yni është të mbulojmë gjithë hapësirën e Komunës së Gjilanit me projekte dhe sanime në të njëjtën kohë. Në këtë fshat ka ekzistuar një pjesë e ndriçimit publik, por ishte shumë i vjetruar dhe i degraduar, ndërsa tani, pos që është bërë renovimi i këtij ndriçimi, është punuar edhe në zgjerimin e rrjetit brenda nëpër fshat”, ka thënë drejtori Haziri, duke shtuar se është një fshat i integruar në jetën shoqërore dhe do të jetë prioritet sikur edhe të gjitha fshatrat tjera për infrastrukturë të fushave të ndryshme që kanë të bëjnë me jetën më të mirë të qytetarëve.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit është e mbuluar me ndriçim publik në tërësi, me përjashtime të vogla në ndonjë lagje të thellë malore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.