Fundamenti

Përmes Kosovës, Xhaka synon ta thyejë rekordin në Kombëtaren zvicerane

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Granit Xhaka po shkon me hapa të sigurt drejt thyerjes së rekordit në Kombëtaren zvicerane.

Ylli kosovar deri tash i ka zhvilluar 98 ndeshje me “Helvetikët”, shkruan “Gazeta Express”.

Dhe, ai do ta zhvillojë sonte ndeshjen e 99-të kundër Anglisë dhe atë jubilare, të martën tjetër ndaj Kosovës, një lojë super-speciale dhe e paharrueshme për të.

Por, futbollisti i Arsenalit nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq.

Ai në fakt synon ta thyejë rekordin për më së shumti paraqitje me Zvicrën.

FIDANISHTJA

Aktualisht, këtë primat e mban Heinz Hermann, i cili me “Helvetikët” i kishte zhvilluar 118 ndeshje.

I dyti është Alain Geiger me 112, i treti Stephan Lichtsteiner me 108, i katërti Stephane Chapuisat me 103 dhe i pesti Xherdan Shaqiri me 100.

Pra, aktualisht Xhaka është 20 ndeshje larg rekordit, shkruan “Gazeta Express”.

Por, ai ka thënë se është ende i ri dhe se mund të luajë edhe disa vite për Zvicrën dhe me këtë rast ta marrë primatin për më së shumti paraqitje.

Duke e pasur parasysh vrullin e ndeshjeve dhe orarin e ngjeshur të Kombëtareve, është i mundshëm synimi i Xhakës. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.