Përmes këtyre këshillave mund të reduktoni kaloritë
Shumë produkte të këndshme janë të mbushura me kripë. Kjo përfshin picat, makaronat, biskotat dhe çdo ushqim të shpejtë. Shkencëtarët thonë se përdorimi i sasisë së tepërt të kripës është i lidhur me rritjen e masës së belit dhe kilogramëve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Nëse dëshironi të humbni peshë, ndoshta e dini se në vend të një hamburgeri duhet të përcaktoheni për një sallatë frutash. Por këto këshilla të vjetra dhe të mërzitshme gjithmonë janë duke u përsëritur dhe shpesh bëhen të mërzitshme. Kjo është arsyeja pse ju sjellim këshilla të reja, me ndihmën e të cilave do të reduktoni kaloritë dhe do t’ju ndihmojnë që të keni trup të përsosur.
Merrni probiotikë
Gratë që marrin probiotikë më shpejtë reduktojnë peshën, sipas një studimi nga universiteti i Quebeck-ut. Për 12 javë, ato gra që kishin marrë probiotikë kanë humbur 2 kg më shumë se sa ato që nuk kanë marrë baktere të shëndetshme.
Parfumi adekuat
Aromat që na kujtojnë ushqime të tilla si; mish, supë, banane, vanilje ose bukën e pjekur të freskët, stimulojnë oreksin. Nga ana tjetër, aromat jo-të lidhura me ushqimet, të tilla si parfumet, reduktojnë apetitin. Pra, kur t’ju kaplon ndjesia e urisë, ndizni qirinj aromatikë, përdorni parfume ose pastroni banjën, për shkak se aroma e kimikateve për pastrim eliminon urinë.
Zvogëloni përdorimin e kripës
Shumë produkte të këndshme janë të mbushura me kripë. Kjo përfshin picat, makaronat, biskotat dhe çdo ushqim të shpejtë. Shkencëtarët thonë se përdorimi i sasisë së tepërt të kripës është i lidhur me rritjen e masës së belit dhe kilogramëve. Ata thonë se është e mundur që një sasi më e madhe e kripës mund të rrisë madhësinë e qelizave yndyrore. Prandaj anashkaloni dhe reduktoni përdorimin e kripës kur është e mundur, shkruan më tutje “Zëri”.
Shijoni diellin e mëngjesit
tjetër studim i dedikuar për humbjen e kilogramëve tregoi se ato zonja që maksimalisht shfrytëzojnë rrezet e diellit në mëngjes, mesatarisht kanë një indeks më të ulët të masës trupore. Shkencëtarët thonë se kjo ndodh për shkak se dielli sinkronizon orën tonë të brendshme të organizmit, kështu që është shumë mirë që të zgjohemi me rrezet e para të diellit. Ne kemi nevojë për vetëm 20-30 minuta të diellit të ndritshëm në mes orës 8:00-12:00. Ecja e mëngjesit apo ngasja e biçikletës jo vetëm që do t’ju ndihmojë të shfrytëzoni rrezet e diellit, por gjithashtu do t’ju ndihmojë të digjni kaloritë.
Shoqërohuni me njerëz të dobët
Sado që kjo mund të tingëllojë “mizore”, shoqërimi me njerëzit e hollë në fakt mund t’ju ndihmojë të humbni peshë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të “hiqni nga priza” mikun tuaj topolak, por shkencëtarët thonë se kur ne kalojmë shumë kohë me qenie njerëzore më të plota, ne fillojmë të mendojmë se ajo është në rregull. Pra, ndalojmë të mendojmë se duhet humbur peshë, ndjehemi të pranuar dhe shumë më pak ka të ngjarë se do të bëjmë diçka për ato kilogramët e tepërt. Prandaj, shpenzoni më shumë kohë në palestër ose pishinë, të rrethuar nga njerëz të bukur dhe vital, pasi në atë mënyrë e rrisni motivimin. /ZERI


