HW

Përmes grafiteve në Bujanoc me emrin e Ratko Mladiqit, paraqitet urrejtje, provokim, dhe kërcënim ndaj Shqiptarëve

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Nga Refik Hasani – Dënojmë fuqishëm këto akte, përmes reagimit publik, me rastin e shfaqjes së grafiteve në qendrën e Bujanocit, me emrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.

Sot, në qendrën e Bujanocit janë shfaqur të shkruara grafite në alfabetin cirilik, ku 4 C lexohen shkronja S, së bashku me kryqin, na vazhdim është hasur i shkruar si grafit me emrin dhe mbiemrin e kriminelit të luftës të dënuar për gjenocid në Srebrenicë të Bosnjës e Hercegovinës, Ratko MLADIQ.

Kujtoj, opinionin e gjërë, se kjo është vazhdimësi, pasi vitin e kaluar ishte thyer në qendrën e Bujanocit billboard-i i Komandantit të UÇPMB-ës, Ridvan QAZIMI-LLESHI, dhe vetëm këto dy vitet e fundit janë në shtim e sipër, pasi janë shfaqur edhe me mbishkrimin “Vdekje shqiptarëve”.

Radhazi në Shtëpin e Shëndetit në qendër të Bujanocit, edhe në Preshevë dhe Medvegjë, fare nuk jan ndalur së shkruari, grafite, pankarta me mbishkrime ku shprehet Gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe jepe mesazh kërcënimi ndaj Shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

FIDANISHTJA

Jo që kanë marr hov mbishkrime me pankarta e grafite, dhe janë krijuar si dukuri në rritje, por janë shndërruar në përditshmëri.

Përmes grafiteve në Bujanoc me emrin e Ratko MLADIQ, paraqitet urrejtje, provokim, dhe kërcënimit, është për të mbjellur frigë, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim, pastrim etnik e diskriminim.

I bëjmë thirrje instancave më të larta të BE-së, dhe mekanizmave të OKB-ës, që të shtojn prezencën, monitorimin dhe angazhimin, pasi shfaqja e grafiteve sot në qendrën e Bujanocit, është dëshmi se përveç pasivizimit, përmes pastrimit Etnik-diskriminimit, kemi edhe diskriminim në gjithë segmentet e jetës, dhe kjo Krahinë shqiptare, është Rajoni më i pa zhvilluar në gjithë Evropën, tregon se statusi i saj politik, nuk është zgjidhur ende.

Gjithashtu përmes këtij reagimi publik, i bëjmë thirrje Tiranës dhe Prishtinës zyrtare të reagoj zyrtarisht duke dënuar këto akte, kurse Republika e Serbisë, zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, ku me mbishkrime shprehet Gjuha e urrejtjes, provokim, frikësim dhe kërcënimit ndaj Shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë e Medvegjë. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.