RCCOLA

Përmes furrës “Çoçaj”, mërgimtari nga Podujeva ndihmon familjet skamnore në Gjilan

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Mërgimtari nga Podujeva Rrahim Oraça ka ndihmuar disa familje skamnore në Gjilan. E di që ish pronari Qerim Çoçaj ka dhënë kontribut të madh për skamnoret dhe këtë rrugë e kanë vazhduar edhe të tjerët pas tij, dua që edhe unë t`i bashkëngjitëm këtij gjesti human dhe të ndihmojë ato familje që skano mundësi materiale ka thënë Raça.

Rrahim Oraça është njohur me veprat humane të Qerim Çoqajt dhe kjo ka ndikuar që ai nga Gjermania ta vizitojë furrën “Çoçaj ” dhe të ndihmojë financiarisht për disa familje skamnore.

Fundamenti

Refki Çoçaj djali i Qerim Çoçaj tha për rajonipress se mërgimtari nga Podujeva nuk ka dashur të bëjë publike gjestin, por ne ishim vërtet të lumtur që ka njerëz të tillë që ende vijnë për ngushëllime dhe të tillët kanë dëshirë të ndjekin rrugën humane të prindërit tonë” tha Çoçaj.

Rrahim Oraça ishte për vizitë tek ne dhe ka folur vetëm fjalë të mira dhe në superlativ për prindin tonë. “Vërtet ndjenjë e veçantë të dëgjosh teksa të tjerët japin mendime dhe fjalë të mëdha për veprat e prindërit tonë” tha Refki Çoça./rajonipress/