Përmes “Bota Sot”, LDK nderon figurën e Ibrahim Rugovës
Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Dega në Gjilan, për nderë të 100 vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar – Pavarësisë se Shqipërisë, ka hapur një ekspozitë të veçantë, ku në hapësirat e selisë së saj, ka ekspozuar ditoren Bota Sot me portrete e shkrime për figurën historike të Ibrahim Rugovës.
Saranda Bllaca zëdhënëse e LDK-ss në hapje të ekspozitës tha se ekspozita kësaj radhe nuk do të jetë me fotografi apo me piktura si zakonisht, por do të jetë pak më ndryshe. Pra kësaj radhe ne kemi përzgjedhur njërën nga të përditshmet tona nga shtypi, gazetën Bota Sot, e që do të vazhdojmë kështu me radhë edhe me të përditshmet tona herëve të tjera.
Bllaca tha se qëllimi i kësaj ekspozite nuk është propagandimi apo favorizimi i mjeteve të informimit, por qëllimi ynë ka qenë që të kujtojmë gjendjen shumë të rëndë që kemi kaluar deri në mbajtjen e zgjedhjeve të para, të lira, të pas luftës së Kosovës, ku LDK dhe presidenti i saj i ndjerë Ibrahim Rugova fituan bindshëm në raport me të tjerët.
Për ekspozitën ka folure edhe Sadudin Berisha nënkryetar i degës së LDK-së derisa Bajrush Morina kryeredaktor i “Bota Sot” është ndier i lumtur dhe krenar që Gjiani e kë zgjedhur këtë gazetë për ta nderuar figurën e presidentit Rugova./rajonipress/