United Hospital

Përmendet demarkacioni, heshtet korrupsioni

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zyrtarët e lartë shtetërorë e përmendin demarkacionin e kufirit me Malin e Zi si kusht për liberalizimin e vizave për Kosovën, por jo edhe luftimin e korrupsionit të profilit të lartë. Me aktakuza të ngritura janë disa bashkëpunëtorë të kryeministrit Mustafa dhe disa zyrtarë të lartë të partnerit qeverisës (PDK).

Subjektet politike vazhdojnë t’i mbajnë në pushtet zyrtarët e lartë shtetërorë, të cilët tash e një kohë janë nën hetime ose kanë aktakuza të ngritura nën dyshimet për krim të organizuar e korrupsion. E gjithë kjo në kundërshtim me kërkesën e zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, i cili gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë tha se Kosova nuk ka mundësi të ecë përpara pa e luftuar korrupsionin.

FIDANISHTJA

“Shpresoj ta kemi një Kosovë të fortë, demokratike dhe si anëtare të plotë të BE-së pa korrupsion”, tha Biden. Po ashtu kriter i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, përpos demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, është edhe luftimi i korrupsionit të profilit të lartë. Ndonëse drejtuesit e koalicionit qeverisës vazhdimisht kanë thënë se personat që kanë probleme me ligjin nuk do të qëndrojnë në institucionet e Kosovës, disa zyrtarët të lartë ende vazhdojnë të mbajnë poste të larta në institucionet e vendit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.