Fundamenti

Përmbyllet shfaqja e filmave në ambient të hapur

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Me shfaqjen e filmave shqiptarë “Kolonat” dhe “Vllau Jem” në natën e tretë, është përmbyllur shfaqja e filmave shqiptarë dhe të huaj për mërgatën, organizuar nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri.

Për tri netë me radhë u shfaqën disa filma shqiptarë dhe të huaj në ambient të hapur, në amfiteatrin e lagjes “Dardania”.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar të suksesshme këtë ngjarje kulturore, ku interesimi i mërgimtarëve për të përcjellë filmat ka qenë i jashtëzakonshëm.

HW

“Pasi ndërtuam parkun modern në lagjen “Dardania”, me amfiteatër në ambient të hapur, u pa sa i rëndësishëm ka qenë ky projekt për qytetarët. Pjesëmarrja masive e mërgimtarëve tanë në shfaqjen e filmave, në veçanti e fëmijëve, më bënë krenar dhe po dëshmohet përditë se Gjilanin e kemi bërë kryeqendër kulturore të shqiptarëve”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, në natën e parë u shfaq filmi për fëmijë “Na ishte një here një vajzë”, në natën e dytë u shfaqën filmat e huaj “Çlirimi” dhe “Veç Kuq”, ndërkaq të mërkurën qytetarët e Gjilanit patën rastin t’i shohin filmat “Kolona” dhe Vllau Jem”.

Të enjten do të mbahet koncerti për fëmijë para teatrit të qytetit, ora 12:00, përderisa në mbrëmje organizohet gala koncerti Rock & Popullore, ora 19:00, para platosë së teatrit të qytetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.