FITORJA

Përmbyllet pilot-projekti për themelimin e 10 këshillave të fshatrave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është përmbyllur me sukses pilot-projekti i Komunës së Gjilanit për themelimin e dhjetë këshillave të fshatrave, i cili është realizuar në bashkëpunim me organizatën “Agro-Eko” dhe me financim të Ambasadës Amerikane.

Pas themelimit të Këshillave në nëntë fshatrat e Komunës së Gjilanit, mbrëmë është konstituuar edhe këshilli shtatë anëtarësh i fshatit në Përlepnicë, ku me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe me anë të votimit demokratik kryetar është zgjedhur Nazim Rrustemi.

Me këtë rast, kryetari i Komisionit komunal për themelimin e këshillave të fshatrave, Avdyl Aliu, është shprehur i lumtur që është përmbyllur ky proces me sukses të plotë, ndërsa ka thënë se konstituimi i këtyre dhjetë Këshillave të fshatrave do të jetë tregues i mirë që sa më parë të përfundohen edhe Këshillat në fshatrat dhe lagjet tjera të qytetit.

ARKATANA

Formimi i Këshillave nëpër fshatrat dhe lokalitetet e Komunës së Gjilanit, ka qenë premtim i kryetarit Lutfi Haziri në fushatën elektorale.

Këshilli i fshatit, vendbanimit apo lagjes urbane ushtron kompetencat dhe përgjegjësitë e përcaktuara si më poshtë:
* Kujdeset për planifikim urban dhe rural;
* Kujdeset për furnizim me ujë, rregullimin e kanalizimit, drenazhimet etj.;
* Kujdeset për ofrimin e shërbimeve publike efikase;
* Kujdeset që qytetarëve t’u ofrohet mbrojtja shëndetësore primare;
* Kujdeset për mbrojtjen lokale të ambientit
* Kujdeset për zhvillimin e turizmit;
* Kujdeset për sigurimin e hapësirave të hapura dhe varrezave
* Kujdeset për organizimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive;
* Bashkëpunon me organet Komunës dhe organizatat tjera për çështjet me interes për lokalitetin;
* Evidenton dhe paraqet prioritetet e lokalitetit para organeve të Komunës;
* Merr pjesë në emër të qytetarëve të lokalitetit në financimin e çështjeve që janë pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të Komunës;
* Kujdeset për organizimin e aksioneve vullnetare në interes për lokalitetin dhe Kryen edhe detyra të tjera të cilat mund të jenë të bartura nga Kuvendi i Komunës ose Kryetari i Komunës në pajtim me ligjin dhe Statutin e Komunës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.