ARKATANA

Përmbyllet konventa programore e LDK-së, Haziri pret ta nxjerr Gjilanin nga kriza

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lutfi Haziri duke folur për rolin e konventës tha se LDK-ja e Gjilanit programin qeverisës do ta bëjë së bashku me të gjithë aktivistët partiakë, qytetarët e Gjilanit, grupet profesionale. Do ta nxjerrim Gjilanin nga keqqeverisja sepse Gjilani është zhytur në depresion politik e ekonomik. Dhe krejt kjo falë politikës së keqe dhe agresive që ka treguar Qeveria e Kosovës , madje edhe ndaj partisë së saj në Gjilan tha Haziri.

Debatet për hartimin e programit final janë të hapura deri në vjeshtë ku do të finalizohet programi qeverisës. E gjithë kjo tregon që ne jemi të përkushtuar në maksimum ta dëgjojmë qytetarin dhe të gjitha kërkesat e tyre të përfshihen në programin tonë final Aleanca e LDK-së, është aleancë me qytetarin gjilanas ka thënë në përmbyllje të konventëës Lutfi Haziri raporton rajonipress.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) Dega në Gjilan, të dielën ka përmbyllur me sukses Konventën e madhe programore të saj, pas hapjes së djeshme në sallën e Teatrit të qytetit, ku prezent ishte një numër i madh i mysafirëve nga gjithë Kosova, Kosova Lindore e Maqedonia, ku në hapjen e kësaj konvente u bë edhe zyrtarizimi i kandidatit për kryetar të Gjilanit Lutfi Haziri.

Zyrtarizimi i Hazirit u bë nga kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa.

Lutfi Haziri kryetar i LDK-së dhe kandidatë për kryetar të Gjilanit tha se me ardhjen e LDK-së në pushtet do të largohet krimi i organizuar e korrupsioni.”LDK në Gjilan e Kosovë do të rikthehet fuqishëm atje ku ishte para disa viteve. Kemi bërë gabime në këtë rrugë tonën, por tani është koha që të jemi unik. Ndarja e LDK-së ishte e dhimbshme dhe me pasoja sepse pala e tretë e shfrytëzojë këtë përçarje” tha Haziri.

Haziri duke folur për rolin e konventës tha se LDK-ja e Gjilanit programin qeverisës do ta bëjë së bashku me të gjithë aktivistët partiakë, qytetarët e Gjilanit, grupet profesionale.”Do ta nxjerrim Gjilanin nga keqqeverisja sepse Gjilani është zhytur në depresion politik e ekonomik. Dhe krejt kjo falë politikës së keqe dhe agresive që ka treguar Qeveria e Kosovës , madje edhe ndaj partisë së saj në Gjilan” tha Haziri.

Mobi Casa

Haziri tha se sipas një hulumtimi del se në Gjilan 42 % e qytetarëve jetojnë në varfri. Haziri tha se ka shumë fusha ku Gjilani po çalon dhe po rrënohet çdo ditë. “Gjilani është i vetmi rajon në Kosovë ku Qeveria nuk i mirëmban rrugët dhe nuk kujdeset për to, e mos të flasim për investime të reja. Qeveria e ka anashkaluar dhe dënuar Gjilanin dhe tani jemi në pikën zero dhe me shumë borxhe e telashe të mëdha” shtoj Haziri.

Haziri tha se Konventa Akademike dhe programore e LDK-së do të vazhdojë edhe të dielën ku së bashku do të hartohet strategjia dhe nevojat e kërkesat e qytetarëve të Gjilanit do të jenë në fokus dhe në prioritet të tij.

Gjithashtu gjatë mbajtjes së konventës degës së LDK-së në Gjilan iu bashkua një numër i madh – mbi 500 veta, zonja të nderuara, artiste dhe sportiste të komunës së Gjilanit, ku ky numër shkon në 2000 duke llogaritur edhe numrin e mëhershëm të aderuesve të rinj që kanë aderuar në LDK thuhet në një njoftim të LDK-së.

Gjithashtu, të dielën në ditën e dytë të Konventës së LDK-së, komisionet profesionale të Degës, në bashkëpunim me qytetarët, kanë bashkëbiseduar për të hartuar programin qeverisës të LDK-së.

Nga ky takim përmbyllës sipas zyrtarëve të LDK-së dolën konkluzione të ndryshme dhe shumë efikase nga të gjitha grupet punuese në sferën e Arsimit, Shëndetësisë, Zhvillimit Ekonomik dhe Agrokulturës, Shërbimeve Publike, Prona dhe Urbanizmi, Mbrojtje dhe Shpëtimi si dhe Kultura, Rinia dhe Sporti./rajonipres

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.