FITORJA

Përmbushja e obligimeve të dialogut mund të sjell benefite për Kosovën

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Tash e sa javë i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar ka përmendur mundësinë për fillimin e një fushate globale për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Së fundmi një kërkesë për fillimin e kësaj fushate e kanë bërë edhe tre kongresmenë amerikanë, ndërkohë analistët thonë se për të ardhur deri te kjo, Kosova duhet të përmbush obligimet e saj ndërkombëtare.

Në mesin e sfidave me të cilat përballet Kosova në rrugën e integrimit euro-atlantik është edhe mungesa e njohjes së pavarësisë nga pesë vendet anëtare të BE-së. Por, telashe po shkakton edhe mungesa e njohjeve nga vende të tjera të botës.

Amerikanët kanë shfaqur vullnetin e tyre për ta ndihmuar Kosovën në zgjidhjen e këtij problemi, duke premtuar fillimin e një fushate globale për njohjen e pavarësisë.

Kongresmenët amerikanë: Ritchie Torres, Elissa Slotkin dhe Lisa McClain, i janë drejtuar Dhomës së Përfaqësuesve me një rezolutë dypikëshe, ku në pikën e dytë të saj, thuhet se “duhet të mbetet politikë e Shteteve të Bashkuara të promovojë njohjen e Republikës së Kosovës si shtet sovran, i pavarur, demokratik, mutlietnik brenda kufijve të saj të njohu”.

FIDANISHTJA

Analisti nga Shqipëria, Ben Andoni, thotë se nuk pret që kjo rezolutë të prodhoi ndonjë rezultat të madh.

“Rezoluta e fundit e tre kongrsmenëve amerikanë është një lajm i mirë, për sa i përket interesimit të Shteteve të Bashkuara për Kosovën … Por, personalisht unë nuk besoj që kjo rezolutë të ketë ndonjë fuqi të madhe apo të themi të angazhoi dhomën e përfaqësuesve, për të marrë vendime të tjera nga ato të cilat janë marrë deri me tani në lidhje me Kosovën”, u shpreh analisti nga Shqipëria, Ben Andoni.

Ndërsa, njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci, e sheh si të mundshme fillimin e një fushate për njohjen e pavarësisë, por pasi Kosova t’i ketë përmbushur obligimet e saj.

“Ky është qëndrim i Shteteve të Bashkuara. Ata kërkojnë nga Kosova që ta përmbush pjesën e vetë të obligimeve nga marrëveshja franko-gjermane … dhe që pastaj Uashingtoni të angazhohet për afirmimin në përmasa ndërkombëtare për njohje të reja të Kosovës jo vetëm të 5-shes së Bashkimit Evropian dhe për përshpejtim të integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike”, tha njohësi i çështjeve politike, Melazim Koci.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në raportimin e tij gjatë muajit korrik para Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka thënë se nëse Kosova themelon asociacionin, SHBA do të filloi jo vetëm një fushatë evropiane për njohjen e pavarësisë, por një fushatë globale./teve1

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.