GRANDEMALL

Përmbledhje e ngjarjeve të sotme: Dhunë, djegie, arrestime në rrugët e kryeqytetit

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Bastisjet e shtëpive të deputetëve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu, dhe arrestimi i deputetes së AAK’së, Donika Kadaj – Bujupi, të cilës iu caktuan 30 ditë paraburgim, kanë bërë që situata në vend të eskalojë. Protesta të dhunshme dhe përleshje polici – protestues ka pasur edhe sot në kryeqytet. Ndërkohë, sonte opozita do t’i bëjë të ditura veprimet e tyre të radhës.

Në mëngjesin e sotëm Policia e Kosovës ka bastisur shtëpitë e katër deputetëve të opozitës për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Policia ka arritur ta arrestojë shefen e deputetëve të AAK’së, Donika Kadaj – Bujupin të cilës Gjykata Themelore ia ka caktuar 30 ditë paraburgim.

Në anën tjetër, Policia nuk ka arritur t’i arrestojë deputetët e VV’së, Albin Kurtin, Albulena Haxhiun e Faton Topallin, të cilëve po ashtu ua kanë bastisur shtëpitë për t’i arrestuar, por nuk i ka gjetur aty.

Me të marrë vesh lajmin për bastisjet, liderët e partive të opozitës kanë organizuar aktivistët e tyre për të protestuar. Protestuesit janë vendosur përpara objektit të Qeverisë ku kanë qëndruar për disa orë.

Madje, në protestë ka qenë edhe Albin Kurti, i cili përkundër që po kërkohej nga policia për t’u arrestuar, mbajti konferencë për media në sy të Policisë.

Pasi që Albin Kurti arriti në protestë, situata eskaloi. Protestuesit kanë hedhur ngjyrë e gurë në drejtim të Policisë dhe kanë thyer xhamat e ndërtesës së Qeverisë. Në anën tjetër, policia këtyre veprimeve u është përgjigjur me gaz lotsjellës.

Me ndihmën e autoblindave, policia ka arritur t’i shpërndajë protestuesit përkohësisht.

ARKATANA

Ata janë kthyer prapë te ndërtesa e Qeverisë dhe për disa orë rresht kanë qëndruar të qetë në sheshin Ibrahim Rugova, ku kanë pritur vendimin e gjyqtarit për Donika Kadaj – Bujupin.

Me të marrë vesh se gjyqtari i ka caktuar Kadaj – Bujupit 30 ditë paraburgim, ka eskaluar përsëri situata. Protestuesit kanë filluar përsëri të hedhin gurë dhe kanë thyer xhamat e Qeverisë. Policia u është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe për pak minuta e ka zbrazur sheshin.

Përleshja është zhvendosur në rrugën Agim Ramadani dhe atë George Bush, ku opozita theu dhe dogji disa vetura zyrtare.

Madje, sekretari i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj e ka ndaluar zyrtarin Ministrisë së Kulturës nga radhët e PDK’së, Shasivar Haxhijajn, e ka nxjerrë nga vetura dhe më pas me ndihmën e protestuesve ia kanë shkatërruar veturën.

Në këtë protestë më e pavërejtur ka qenë Nisma për Kosovën. Anëtarët e kësaj partie kanë dalë më vonë në protestë dhe e kanë braktisur më herët atë.

Megjithatë, Bilall Sherifi ka thënë se kjo parti është me opozitën dhe i përkrah veprimet e saj.

Protesta ka përfunduar rreth orës 19, duke e lënë qytetin në gjendje mjaft të keqe.

Ndërkohë, opozita pak më vonë do t’i bëjë të ditura veprimet e saj të mëtejshme./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.