Fundamenti

Përleshje në kufirin greko-shqiptar, vriten 2 shqiptarë dhe një polic grek

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Selanik/Tiranë – Një ngjarje e rëndë ndodhi natën e kaluar pas mesnate në kufirin shqiptaro-grek, pranë Follorinës, kur një grup prej tre oficerësh policie që po patrullonin, identifikuan dy persona, për të cilët fillimisht u dyshua se ishin trafikantë të drogës.

Sipas BW, policia ka dashur të ushtrojë kontroll në kasollen ku ndodheshin 2 personat, të cilët me sa duket ishin të armatosur me kallashnikov dhe hapën zjarr mbi 3 policët.

Nga shkëmbimi i zjarrit pati 3 viktima, 2 personat e armatosur, që sipas policisë janë shqiptarë dhe një oficer i policisë greke, 43 vjeç.

Sipas burimeve që iu referohet media, shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar edhe kur një nga oficerët ka vdekur prej plumbave.

Uji Dea

Ngjarja ka ndodhur në piramidën 1920 pranë liqenit të Prespës.

Policia nuk ka mundur të identifikojë viktimat, pasi ata nuk kishin asnjë mjet identifikimi me vete.

Në fillim u dyshua se bëhej fjalë për trafikantë të drogës, por nga kontrolli nuk u gjet drogë dhe një nga dyshimet është se shqiptarët mund të kishin hyrë për peshkim në liqen.