RCCOLA

Përlepnica në hall nga qentë endacak

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Alban Nexhipi qytetar nga Përlepnica ka thënë se ky fshat është në hall të madh nga qentë endacak të cilët në çdo moment rrezikojnë jetën e banorëve e në veçanti të fëmijëve. Banorët kërkojnë nga institucionet komunale që të bëjnë një zgjidhje sa nuk është bërë vonë.

Banorët e fshatit Përlepnicë kanë një hall të madh prej qenve endacak të cili shqetësim publikisht e ka shprehur dhe Alban Nexhipi banor nga ky fshat.

Mobi Casa

“Për çdo ditë rreziku nga qentë endacak po na shtohet neve si banor të fshatit Përlepnicë dhe kjo pasiguri e lëvizjes për fëmijët tan çdo ditë po rritet. Po e ndajmë këtë breng me gjithë ju bashkë vendas që të kemi kujdes të shtuar nga qentë endacak të cilët bredhin rrugëve të fshatit sepse ata janë të rrezikshëm. Kërkojmë nga institucionet e vendit që sa më parë të gjejnë një zgjidhje” ka shkruar Alban Nexhipi./rajonipress/