RCCOLA

Përlepnica fuqishëm në përkrahje të Rimëkëmbjes

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Para shumë të pranishmëve entuziastë, anëtarë e simpatizantë të PDK-së, qytetarë të Përlepnicës, kandidatët për deputetë më Parlamentin e Kosovës, nga dega e Gjilanit, në kërkim të besimit qytetarë, shpalosën programin zgjedhore qeverisëse të PDK-së. I pari Ilir Tahiri, mandej, Hevzi Xhelili – bashkëvendës, Sami Hoxha dhe Gani Neziri, në thirrjet e tyre drejtuar të pranishmëve për të votuar PDK dhe ata si kandidatë të saj, u zotuan se do të punojnë me përkushtim për jetësimin e programit qeverisës të PDKsë, në Kuvendin e Kosovës.

Duke na votuar ne si kandidatë të Gjilanit, ju e fuqizoni dhe e faktorizoni Gjilanin, i cili nuk trajtohet nga tjerët siç do të trajtohet nga vet ne, kandidatët tuaj, – thanë ata, me ç’rast bënë thirrje për dalje të të gjithëve në zgjedhje më 14 shkurt dhe të votohet PDK dhe kandidatët e saj gjilanas, me Enver Hoxhajn, për kryeministër.

Mobi Casa

Në mbështetje të RIMËKËMBJES në Gjilan, është i pandashëm edhe veprimtari i hershëm i kauzës kombëtare, Bejtullah Tahiri, i cili edhe në këtë tubim zgjedhor, vuri theksin te mungesa e liderëve të luftës, të lirisë, të shtetit të Kosovës e të PDK-së Hashim Thaçi e Kadri Veseli, e cila gjithsesi do të jetë motiv për fitoren e PDK-së!