Uji Dea

Përlepnica edhe pas 120 viteve, pa vëllavrasje!

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Qëllimi i këtij shkrimi, ka të bëjë me një dukuri tepër fisnike dhe domethënëse për trojet dhe kombin shqiptar! Vëllavrasja në Përlepnicë, nuk gjeti vend! Prandaj, shpeshherë edhe e shprehim krenarin ne si përlepnicas, nga shkojmë e kah sillemi! Edhe shumë faktor të tjerë na bëjnë krenar, si arsimi, edukimi, arti, kultura e sporti! Këta ishin faktorët kyç, që ne si përlepnicas jemi krenar, dhe e keqja iku nga ne!

Për historikun e Përlepnicës, do të shkruajmë tjera hera, por sot dua ta sensibilizojë, njoftoj mbarë kombin shqiptar, se ekziston një vendbanim, lokalitet nuk mund ta quaj fshat, apo katund, sepse, kur e kishte të ndërtuar Përlepnica infrastrukturën as qendra e Gjilanit, nuk e kishte, si rrymën në vitin 1957, ujësjellësin 1971, rrugën e asfaltuar 1976 etj etj!

Prandaj, që nga viti 1720 kur janë vendosur në këtë hapësirë të parët tanë e deri në vitin 1899 s’ka pasur vrasje! Në vitin 1899 ka ndodh një vrasje e momentit, çastit, dhe menjëherë ka ndërhy paria përlepnicase dhe është bere pajtimi, falja e gjakut! Nga ky vit 1899 e gjerë me sot, nuk ka pasur vrasje, dmth për 299 vite të ekzistimit të Përlepnicës kemi vetëm një vrasje! A nuk është shembull me i mirë, i Përlepnicës me banorët e saj? A duhet të jetë mësim për trojet, dhe kombin shqiptar?

A e meriton Përlepnica, një mirënjohje të veçantë nga shtetet shqiptare? E shumë, e shumë pyetje të tjera! Kush e solli te ne përlepnicasit, këtë fenomen njerëzor pozitiv? Këtë e solli, mençuria e të parëve tanë, urtësia, reagimet e shpejta dhe të menjëhershme të tyre në raste të konflikteve! Luftimi i të keqes në familje, mos përkrahja e familjarëve në veprime të këqija!

Eco Higjiena

Në Përlepnicë jetojnë dy fise, Morinë të ardhur nga Toplica në Krushë të Madhe, dhe nga Krusha e Madhe, në vitin 1720 vendosen në Perlepnicë! Njashtu edhe fisi Thaç, të cilët nga Muriçani i Malit të Zi, vendosën në fshatin Fletëz të Pukës, dhe me pastaj në Përlepnicë në vit 1720! Do të thotë dy fise të ndara në gjashtë lagje! Janë edhe familja me mbiemër Shaqiri nga Jagodina e Serbisë! Familja e Zubajve nga Karadaku, me mbiemrin Ramadani! Edhe këta jetojnë në Përlepnicë!

Si dhe familja Sylejmani nga Vrapca në Serbisë! Njashtu edhe familjet Klaiqi nga fshati Klaiq në Serbi! Nga kjo shihet se të gjithë banorët e Perlepnicës kanë prejardhjen nga Serbia me përjashtim të fisit Thaçi nga Muriçani i Malit të Zi! Siç po e shpifni edhe vet, shumë fise, e nën fise, por, kanë jetuar e jetojnë në harmoni të plotë, po si vëllau me vëllan!

Shembull, i pa parë në trojet shqiptare! Tradita vazhdon, gjithherë se bashku! Si në aksione, në ndihmë njeri tjetrit, solidar, këtë e treguan edhe gjatë luftës së fundit 1998/1999 ku në Përlepnicë, ishin të strehuara njëmbëdhjetë familje drenicake!

Vetëm kështu të bashkuar, kemi mbrojtur njeri tjetrin! Armiku serb në Përlepnicë, nuk gjeti konak asnjëherë! Këtë e thonë veprat e Zija Shemsiut, Xhavit Ahmeti, Hydajet Hysenin, Irfan Shaqiri, Fatmir Salihu, Nazif Nazifi, Ymer Zejnullahu e mbi 22 dëshmor që dhanë jetën për liri në luftën e dytë botërore, luftë kundër çetnikëve të kamufluar në partizan! Kjo ishte një faqe e ndriture e Përlepnicës me qytetarët e vetë!
Kjo ishte një faqe e ndritur e historikut të Përlepnicës dhe qytetarëve të saj./nuhi nuhiu/rajonipress/