RCCOLA

Përlepnica e donë njeriun i cili ia zbardhi fytyrën Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – E gjithë Përlepnica të dielën masovikisht ishin mbledhur në sallën e kulturës, për të pritur birin e tyre, kryetarin e ardhshëm të Gjilanit Rexhep Kadriun.

Burra, gra, pleq dhe fëmijë kishin mbushur sallën e kulturës, duke shprehur me krenari bindjen e fitores së Rexhep Kadriut më 3 nëntor.

Ndërkaq kryetari Kadriu, i shoqëruar nga kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, ekipi i fitores dhe anëtarë të strukturës, kanë qëndruar në mesin e turmës së fitores.

Ramush Haradinaj, i cili Përlepnicën e quajti Gllogjan, sepse tha se e ndien veten si në shtëpi të tij, foli për kryetarin Kadriu, që sipas tij është një partner i mirë për atë që ka të bëjë me të dhe një kryetar i dëshmuar, që premton një të ardhme të sigurt për secilin qytetar të Gjilanit.

Ai njëherit i ka bërë thirrje banorëve të Përlepnicës që të mbështesin njeriun e tyre, i cili me punë dhe angazhim ia ka zbardhë fytyrën jo vetëm Përlepnicës, por gjithë Gjilanit.

Para të pranishmëve ka folur edhe nënkryetari i AAK-së Ahmet Isufi, i cili ka thënë se ndihet krenar që mbrapa tij ka ardhur një njeri siç është Rexhep Kadriu, i dëshmuar se është shumë herë më i mirë dhe më i përkushtuar për qytetarin e Gjilanit.

Uji Dea

Isufi ka falënderuar banorët e Përlepnicës për përkrahjen që vazhdimisht kanë dhënë për kryetarin Kadriu, ndërsa i ka uruar fitore, tashmë të sigurt.

Ndërkaq vet kryetari Rexhep Kadriu, vendas i Përlepnicës ka thënë se ndihet krenar që vjenë nga një vend që është vatër e diturisë, trimërisë dhe mikpritjes.

“Përlepnica është vendi i cili në të gjitha proceset barti mesazhin liridashës për atdheun. Unë kam ofruar aftësitë e mija, profesionin tim prej arkitekti, buxhetin familjar vetëm e vetëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve në Përlepnicë, por edhe në komunën e Gjilanit”, ka thënë kryetari Kadriu.

“Bashkëvendës të mi, derisa të tjerët premtojnë se çka do të punojnë, unë nuk premtojë, por punojë dhe kërkesa ime për ju është të ma vazhdoni punën më 3 nëntor sepse nuk do të ndalem. Për 4 vjet do t`i realizojë të gjitha projektet e bazuara në kërkesat tuaja”, ka shtuar më tej kryetari Kadriu.

Kryetari Kadriu, qëndroi krenar në mesin e më shumë se 500 qytetarëve të Përlepnicës, të cilët me ngulm dhe me besim të madh e duan atë për kryetar të Gjilanit thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/