Fundamenti

Përlepnica dhe masakra e janarit e vitit 1945!

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Përlepnicasit, s’mund t’i harrojnë ato ditë janari të para 75 viteve! Vitet ikin, por mbamendja është e freskët, tani e shtatëdhjetë e pesë vite më parë, vërraga dhe dhembjet në shpirt, akoma jetojnë me ne! Edhe pse, shumë pak të moshuar kanë mbetur në jetë, për t’na përkujtuar atë masakër, por kjo, vazhdoi te gjeneratat e reja, krijoi urrejtje te pa parë, për okupatorin sllav!

Nga rrëfimet e gjyshërve, baballarëve tanë, mbeti amanet i tyre, luftën vazhdon deri në fitore! Rinia, vazhdoi luftën, në radhët e luftës së fundit të UÇK-së! Këto sakrifica të paraardhësve tanë, skalitën në zemrën e rinisë përlepnicase, shpirtin luftarak për çlirim kombëtar!

Duke marrë shembull nga luftërat e të parëve tanë, edhe vazhduan rrugëtimin shekullor për liri!

Në Gjilanin e janarit 1945, nga Përlepnica janë masakruar 19 bashkëvendës! Duke filluar nga: Halim aga Salihu, Hysen Salihu, Ahmet Ahmeti, Avdulla Avdiu, Sabit Bajrami, Tefik Shabani, Qahil Bajrami, Neshat Ibrahimi, Ramiz Shabani, Refik Shabani, Rifat Rexhepi, Qazim Rexhepi, Hasan Rexhepi, Rexhep Baftjari, Ramadan Shabiu, Shefki Nuhi, Kadri Nuhiu, Ramadan Hyseni, Hysen Karaqeva!

Por, kush ia vuri vulën kësaj beteje? Kush pos luftëtarit i të gjitha luftërave për çlirim kombëtar Nazif Rrahmani! Nazifi nga Përlepnica u nisë me betimin se kam me i çliruar të burgosurin në burgun e Gjilani!

Fundamenti

Me armë dhe çekan në dorën, theu burgun e Gjilanit, ku i liroj të burgosurit, po mos ishte lirimi i tyre, masakra e Gjilani do të ishte akoma më e madhe!Partizanët – çetnik i kish burgosur, dhe pritej vetëm përfundimi i luftës në qytetin e Gjilanit, dhe të masakrohet edhe këta robtë zënë !

Por, Nazifi e kreu betimin e dhënë në Përlepnicë para ushtrisë shqiptare! Gjatë aksionet për lirim, Nazif Rrahmani plagoset, por,e vazhdoj luftën deri në fshatin Ponesh, me ushtrinë çetnike, ashtu i plagosur luftoi por nuk u dorëzua, dhe ra heroikisht në luftë! Prandaj, heroizmi i tyre, gjaku i dhënë për liri, na solli këtu ku jemi sot!

Përlepnicasit, me nder i kujtojnë këto vepra heroike,të bashkëvendës tanë! Çdo janar për ne, është muaj i gjakut, muaj i sakrificës, muaj i shenjtë! Çdo vit i ri, fillon me janar, por edhe për ne përlepnicasit, janaret i kemi kujtim nga të parët, filloj me gjak e fitore, ashtu do të mbarojnë edhe dhjetoret me fitore!

Bora e janarit 1945 në Përlepnicë, ishte borë e lagurë – ujitur me gjakun e heronjëve, dëshmorëve, martirëve! Edhe, pse me borë ishte janari i 1945,ai ishte edhe më flakë! Bora, gjaku e flaka e armëve, ia dhanë lirin kombit shqiptar! Përlepnica, do t’i përkujtoj me pietet të lartë këta martire, dhe derisa të ketë diell, tokë e hënë! Gjaku i tyre i dhënë, për liri ne sot gëzojmë Lirin! Lavdi, jetës e veprës, të gjithë atyre që dhanë jetën për lirin kombëtare! /nuhi nuhiu/rajonipress/