FIDANISHTJA

Përkushtime ndaj vendlindjes : Sofra e Gollakut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi/Hajde dalim në Gollak – Na pret sofra me bollak !

Hajde shkojmë në Hajvali –
Na pret sofra plot me fli !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak –
Kalojmë jetën për merak !
Në Gollak, në atë Malësi –
Kalojmë jetën me kënaqësi !
Hajde shkojmë në Sofajli –
Na pret sofra me tatli !
Hajde shkojmë në Mramor –
Na pret sofra me lakror !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë në Orllan –
Na pret sofra me kryelanë !
Hajde shkojmë në Keqekollë –
Na pret sofra me pite t’ hollë !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë në Mutivodë –
Na pret sofra me pogaçe sodë !
Hajde shkojmë në Nishec –
Na pret sofra me nisheste !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë kah Tupalla –
Na pret n’ sofra , gogla e hallva !
Hajde shkojmë atje kah Stublla –
Na pret n’ sofra pitja e pula !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë kah Kapitet –
Na pret sofra plot me pitet !
Hajde shkojmë kah Sijarina –
Na pret n’ sofra, oshaf nga trina !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë në Dabishec –
Na pret sofra me përpeq !
Hajde shkojmë në Hajkobillë –
Na pret sofra plot për sillë !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë në Prapashticë –
Na pret sofra tambël e oriz !
Hajde shkojmë në Marec –
Na pret sofra me sherbet !

FIDANISHTJA

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë në Makresh –
Na pret sofra plot përshesh !
Hajde shkojmë në Zajçec –
Na pret sofra plot kuleç !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë në Kremenatë –
Na pret n’ sofra , uji me kënatë !
Hajde shkojmë në Tugjec –
Na pret n’ sofra , turshi me spec !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë në Jallaqë –
Na pret n’ sofra, djathë, pogaçe !
Hajde shkojmë në Gjyrishec –
Na pret sofra me gjyveç !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë kah Kamenica –
Na pret sofra me kalanica !
Hajde shkojmë kah Meshina –
Na pret n’ sofra maza e shëllina !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë kah Kronidelli –
Na pret sofra me mish helli !
Hajde shkojmë kah Ballabani –
Na pret sofra me mish bibani !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj.
Hajde shkojmë kah Velegllava –
Na pret sofra me bakllava !
Kjo është sofra e Gollakut –
Që ka rritë burra t’ bajrakut !

Refreni:
Në Gollak, në Gollak …etj./rajonipress/

Gjilan, më 03.03. 2016. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.