Fundamenti

Përkundër presionit ndërkombëtar, Kurti vazhdon të thotë se dialogu është prioriteti numër katër

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, iu është rikthyer retorikës së mëparshme karshi dialogut, duke e radhitur në, siç e quan ai, “prioritet të katërt”, siç deklarohej përpara konstituimit të institucioneve. Deklaratat e tij vijnë pas vizitave të dy ndërmjetësuesve, atij të SHBA-së dhe BE-së, në Kosovë dhe Serbi, ku bënë thirrje për vazhdim të dialogut dhe arritje të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Kurti në një intervistë të dhënë për mediumin arab ‘Arab News’ ka thënë se dialogu me Serbinë nuk është prioriteti i parë i tij. Madje, sipas tij, dialogu vjen pas shtimit të punësimeve, drejtësisë dhe luftës me pandeminë koronavirus.“Nuk deshëm që ta neglizhojmë dialogun me Serbinë, megjithatë nuk mund ta kemi prioritet numër një”, deklaroi Kurti.

Mobi Casa

“Kam deklaruar edhe më parë, që nga fillimi i kësaj qeverisjeje, që vendet e punës, drejtësia dhe pandemia Covid-19 janë tri prioritetet tona. Prioriteti numër katër mund të jetë dialogu”, tha kreu i ekzekutivit kosovar.“Ky dialog, ndaj të cilit po i qasemi me sjellje konstruktive dhe kreative me propozime të ndryshme, është dialog lidhur me statusin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe Serbia nuk njohin njëra tjetrën, andaj zgjidhja është njohja e ndërsjellë”, deklaroi ai.Kryeministri Kurti ka folur edhe për konfliktin Ukrainë-Rusi dhe impaktin që mund të ketë në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se kjo mund të çojë në të bërit Sërbinë më agresive, ndonëse shtoi se nuk i frikësohet një gjëje të tillë.Po ashtu, shefi i ekzekutivit ka folur edhe për vendet me shumicë myslimane të botës arabe që nuk e njohin shtetin e Kosovës, duke vlerësuar se po “dezinformohen nga Serbia”.“Ne mendojmë se është një gabim i madh që disa vende me shumicë myslimane të popullsisë nuk po e njohin Kosovën”, tha ai. “Unë mendoj se ata kanë qenë të dezinformuar nga Rusia. Disa të tjera, për shkak të marrëdhënieve të ngushta me Federatën e Rusisë”, shtoi më tej ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.