Uji Dea

Përkundër mos llogaridhënies së menaxhmentit, Qeveria premton buxhet të rregullt për RTK-në

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Ministri i Financave në Qeverinë e Kosovës Avdullah Hoti përmes rrjetit social Facebook ka akuzuar menaxhmentin e Radio Televizionit të Kosovës për mos llogaridhënie rreth shpenzimeve të parasë publike.

Përkundër kësaj, transmeton Koha.net, ai ka siguruar menaxhmentin dhe punëtorët e RTK se Qeveria do të sigurojë buxhet të rregull për këtë transmetues publik.

Hoti ka shkruar:

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në gjetjen e zgjidhjes për financim afatgjatë dhe të qëndrueshëm për RTK-në, bazuar në përvojat më të mira ndërkombëtare. Punëtorët e RTK-së të ndihen të sigurt për punësimin dhe të ardhurat e tyre, të vazhdojnë punën të qetë dhe me profesionalizëm, ashtu siç e kanë bërë deri më tani, siç i obligon Ligji për RTK-në dhe të refuzojnë çdo formë ndikimi në politikat redaktuese.

Sqaroj se Ligji për RTK-në e ka rregulluar financimin e RTK-së për një periudhë transitore trevjeçare, që ka mbaruar në prill 2015. Rrjedhimisht, në propozim-buxhetin për 2016, Qeveria nuk ka mundur ligjërisht të parashohë linjë buxhetore për RTK-në. Tani që buxheti është në Kuvend, në përputhje me ligjin Qeveria ka ofruar amendament për financimin e RTK-së. Mbetet në kompetencë të Kuvendit të vendosë. Propozimet e mia të bëra në Komisionin për Buxhet dhe Financa janë qëndrime të Qeverisë. Z.Mentor Shala nuk e ka të qartë si funksionon Qeveria dhe Kuvendi kur deklaron se kam dal jashtë kompetencave të mia si Ministër i Financave. Në edicionin e ditës së enjte, Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Mentor Shala, e ka keqpërdorur transmetuesin publik duke e sulmuar Ministrin e Financave.

United Hospital

Duke qenë se RTK përdorë para publike, duhet të ketë llogaridhënie ndaj Kuvendit të Kosovës dhe agjencive të pavarura siç është Auditori i Përgjithshëm. Raporti i RTK-së dhe i Auditorit të Përgjithshëm nuk kanë kaluar për dy vite radhazi në Kuvend. Kuvendi duhet të shqyrtojë dhe vendos për raportin e RTK-së, përfshirë edhe shpenzimin e 9.3 milion eurove në vitin 2014 dhe 9.7 milion gjatë këtij viti, si dhe tejkalimeve në shpenzime.

RTK-ja ka pavarësi të plotë editoriale dhe kushdo që ndërhyn në këtë pavarësi e shkel ligjin e RTK-së. Por, menaxhmenti i RTK-së nuk mund të fshihet pas pavarësisë editoriale dhe të mos ofrojë transparencën e nevojshme për mënyrën e shfrytëzimit të parasë publike.

E theksoj edhe një herë, se buxheti i RTK-së do të sigurohet plotësisht, në një formë ose tjetër. Prandaj, vlerësoj se menaxhmenti i RTK-së me sjelljet që po bënë po tregon se nuk e ka problemin tek buxheti. Problem për ta është llogaridhënia.

http://koha.net/?id=27&l=86262

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.