ARKATANA

Përkujtohet në tre vjetorin e vdekjes ekonomi i FC Dritës, Naser Sylejmani

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Naser Sylejmani i cili një jetë të tërë ia kushtoi ngjyrave “bardhekaltër”, të FC Dritës, kishte ndërruar jetë pikërisht para tri vitesh, duke lënë zbrazëti të madhe tek familja e klubi i Dritës.

UBT

Naser Sylejmani kishte ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare. Ai në mesin e FC Dritës ishte plot 40 vite.
Naseri ishte person i veçantë e i dashur, ai linte përshtypje të madhe me sjelljen e bujarin e tij, si tek futbollistët poashtu edhe tek tifozët “Intelektualët”.
Ai me sjelljet e tija kishte fituar simpati e respekt tek të gjitha klubet kosovare.
Në këtë përvjetor të tretë, Shpend Sylejmani me dinjitet e respekt kujton prindin e tij. “E dhimbshme është kjo ditë për familjen tonë, por është krenari që kishim një prind siç ishte babai ynë. Ai ishte i të gjithëve, ishte djalë i qytetit, i FC Dritës e i tifozëve. Ai gëzonte respekt dhe nderohej kudo që paraqitej. Me shumë krenari do të eci rrugëtimit të tij dhe nga zemra e falënderoj çdo qytetar e posaçërisht krerët e FC Dritës të cilët asnjëherë nuk e harruan prindin tim”, ka bërë të ditur Shpend Sylejmani. Naser Sylejmani në fillimet e Fc Dritës ishte njiherit edhe futbollist i kësaj skuadre i cili luante në rolin e qendërmbrojtësit /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.