United Hospital

Përkujtohet në 100 vjetorin e lindjes Myderriz Haki Efendi Sermaxhaj

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në lokalet e Konviktit të nxënësve të Shoqatës bamirëse shqiptaro-Turke “Sylejmanie” në Gjilan, në mënyrë modeste u shënua 100 vjetori i lindjes së fetarit, atdhetarit e patriotit të njohur të Regjionit të Anamoravës, Myderriz Haki efendi Sermaxhaj.Në këtë tubim para një numri të madh të qytetarëve, besimtarëve islam, për shëmbëlltyrën, jetën e veprën e Myderriz Haki efendi Sermaxhaj folën: Islam Osmani, Aliriza Selmani, Mulla Enver Rexhepi dhe Ilaz Mustafa.

Mospajtimet e qëndresa e vazhdueshme heroike, kundër pushtuesve sërbosllav si në kohën e Mbretërisë Serbe të mbretit Aleksandër e edhe ndaj regjimit komunist të Titos, bëri që Myderriz Haki effendi Sermaxhaj, t`i mbetët besnik kauzës tonë kombëtare për çlirimin e vendit deri në fund të jetës së tij, theksoi në fillim të fjalës së tij Islam Osmani, duke potencuar se Myderriz Haki efendiu, i edukuar e frymëzuar nga fetari, patrioti dhe kolosi i kësaj ane Mulla Idriz Gjilani, i cili ishte edhe mësuesi i parë i tij në Mejtepin e Hogoshtit si dhe nga patrioti tjetër shqiptar-poashtu Myderriz në Medresen “Medah” të Shkupi, Atullah efendiu, është dhe mbetet njeri ndër kolosët e njohur fetar, atdhetar e kombëtar së bashku me Mulla Idriz Gjilanin në Regjionin e Anamoravës.

U lind para 100 viteve në Hogosht të Dardanës (ish Kamenicë). Pasi kreu Mejtepin e këtushëm ku për mësues kishte patriotin e njohur Mulla Idriz Gjilanin, vazhdoi shkollimin në Medresen e njohur“Medah” të Shkupit ku poashtu për mësues kishte një patriot tjetër shqiptar, Myderiz Atullah effendi Kurtishin.

Medresen “Medah” të Shkupit e kryen në vitin 1940 dhe kthehet menjëherë në Hogosht për pak kohë e për të vazhduar pastaj në Gjilan, shpërndarjen e diturisë që kishte fituar nga myderizët e njohur të medresës në zë si Atullah effendi Kurtishi (i cili ishte edhe rithemelues i Medreses “Medah” ) e të tjerë.

Medresja “Medah “ e Shkupit jo vetëm që ishte shkollë fetare, por ajo ishte çerdhe e edukimit patriotik e atdhetarë të të gjithë myslimanëve shqiptarë që e kryenin këtë Medrese.

E tërë kjo tek Hakiu kishte lënë mbresa të pashlyeshme në vetëdijet e tij prej një personaliteti me përcaktim të qartë fetar, politik, patriotik e atdhetar gjë që e cyti Haki efendiun të rihapë Medresen “Atik” në Gjilan ndër medreset e para në regjion (ndoshta edhe më gjerë) pasi që ato ishin mbyllur nga mbretëria sërbosllave.

Pas hapjes së Medreses “Atik” në Gjilan regjimi i atëhershëm nuk e shikoi me sy të mirë dhe prej këtu edhe filluan përndjekjet, meltretimet e më vonë edhe burgosjet e Myderiz Haki efendiut.

Përkundër kësaj ai i kishte dhënë detyrë vetes si dhe ishte betuar se tërë jetën do t’ia kushtoi shkollimit, edukimit fetar si dhe çlirimit të atdheut. Këtë e kishte edhe porosi nga Mësuesi i tij Atullah Efendi Kurtishi, i cili para se të ndërroi jetë kishte lënë një amanet për nxënësit e tij që të mos i braktisin trojet e veta, të cilat me gjak i kanë mbrojtur gjyshërit e stërgjyshërit tanë.

Mobi Casa

Myderiz Haki efendiu në Medresen “Atik “ të Gjilanit, futi edhe mësimin në Gjuhën shqipe. Pas kësaj Myderriz Haki Efendiu gjithherë ishte nën përcjellje të secilit regjim pushtues dhe pothuajse menjëherë pas ardhjes në pushtet, regjimi komunist atë e burgosin në gusht të vitit 1946,prej nga nuk lirohet kurrë.

Qëndroi në burg deri në fund të jetës së tij në 1948 në burgun e Mitrovicës së Sremit, kur ndërroi jetë, duke mos mundur tu bëjë ballë maltretimeve, rrahjeve dhe në fund edhe mbytjen e tij nga regjimi sllavo-komunist.

Ndërroi jetë në burgun fatkeq të Mitrovicës së Sremit dhe u varros pa e lajmëruar fare familjen e tij për vdekjen e tij e as për varrimin, gjë që sot e kësaj dite Myderrizit Haki effendi Sermaxhaj nuk i dihet varri edhe pas 66 viteve e edhe vdekja e tij mbetet enigma e pa zbardhur deri më sot, theksoi në fjalën e tij ekspozuesi i parë Islam Osmani.

Edhe, Aliriza Selmani, historian evokoi disa nga ngjarjet e mësuara që më parë nga shokët e Myderriz Haki efendiut të Medreses “Medah” të Shkupit, nga bashkëpunëtorët e bashkëluftëtarët e tij.

Mulla Enver Rexhepi, foli për ndikimin e Myderriz Haki efendiut, tek gjeneratat e reja të hoxhollarëve të kësaj ane.

Ndërsa Ilaz Mustafa, kryeimam i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit pothuajse tërë hytben e gjumasë ia kushtoi Myderriz Haki effendi Sermaxhajt.

Në fund të këtij tubimi përkujtues iu bë një dua hatme kushtuar Myderriz Haki effendi Sermaxhajt.

Ishte ky tubimi i parë përkujtimor i organizuar që nga vdekja e tij, nga vetë familjarët (djemtë:Irfani e Taipi) e Myderriz Haki effendi Sermaxhaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.