FIDANISHTJA

Përkujtohet masakra e Lubishtës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në 100 vjetorin e masakrës mbi popullatën shqiptare të Lubishtës, në Viti të shtunën është mbajtur një akademi përkujtimore në nderim të mbi 90 viktimave nga ky fshat. Folësit në këtë akademi thanë se ata që nuk e harrojnë historinë të ardhmen e kanë të sigurt nëse mbi bazën e themelit të asaj historie e ndërtojnë ardhmërinë. Në Lubishtë është zbuluar edhe pllaka përkujtimore e viktimave të këtij fshati të vrarë në vitin 1912-1913.

100 vjet më parë në Lubishtë të Vitisë, forcat çetnike serbe vranë dhe masakruan mbi 90 shqiptar të këtij fshati. Bashkëfshatarët dhe të afërmit e tyre tash pas 100 vitesh nderuan me ngritjen e lapidarit në vendin e ngjarjes ku ata ishin varrosur në 3 varreza masive. Me këtë rast në Viti është mbajtur të shtunën një akademi përkujtimore.

Fjalën e rastit e mbajti kryetari i komunës së Vitisë Nexhmedin Arifi i cili mes tjerash tha se jemi të vetëdijshëm se e kaluara e popullit tonë ka pasur ngjarje dhe momente të vështira , por megjithatë kemi arritur ti tejkalojmë, pavërsisht atyre padrejtësive që na i kanë drejtuar.

Ndërsa zv.ministri i Pushtetit Lokal Basri Musmurati ka theksuar se 100 vite shtet nuk janë edhe shumë, por gjatë kësaj periudhe populli shqiptar është përballur me luftëra, gjakderdhje dhe sakrificë për çlirim nga pushtuesit.

FIDANISHTJA

Ndërsa ish komandanti i UCK-së i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, u shpreh se në këtë 100 vjetor vendin tonë e shohim me dy pamje, atë të shpalljes së Pavarësisë pas atyre shumë përpjekjeve shekullore për identitet, shtet dhe vend të civilizuar, si dhe me pamjen tjetër kur pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë mbetën tokat e ndara të cilat u përcollën me masakra siç është kjo e Lubishtës.

Për masakrën e fshatit Lubishtë foli prof. dr Liman Rushiti, i cili tha se në bazë të librit të gazetarit austriak me prejardhje evreje dokumentohet se në masakrën e Lubishtës janë vrarë 102 persona.

Në emër të Shoqatave të dala nga lufta foli Milaim Abazi, kurse më pas është shfaqur një film dokumentar për ngjarjet e vitit 1912-1913 në fshatin Lubishtë. Në orët e pasdites, në vendin e quajtur të Muliri i Tafës në periferi të Lubishtës , u zbulua lapidari i 90 viktimave të këtij fshati./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.