GRANDEMALL

Përkujtohet luftëtari i tri luftërave çlirimtare Feriz Llovca

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Është përkujtuar sot me anë të një akademie përkujtimore luftëtari i tri luftërave çlirimtare, respektivisht Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Feriz Qerimi, i njohur si Feriz Llovca.

I pranishëm ka qenë kryetari i Komunës së Gjilanit zoti Lutfi Haziri, nën përkujdesjen e të cilit është mundësuar akademia përkujtimore, nënkryetari Rexhep Kadriu, lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, ish-përfaqësuesi i UÇPMB-së, Jonuz Musliu, përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta si dhe miq e familjar.

Në fjalën e rastit, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri tha se Feriz Llovca i është bashkuar idealit të dëshmorëve të mëdhenj për të jetuar në një shtet të bashkuar.

“Rruga është në gjysmë edhe për bashkëluftëtarët e tij edhe për Ferizin, nuk ka përfunduar, rrugë e cila në idealet e të gjithë neve, e në veçanti të luftëtarëve, është rrugë që të jetojmë bashkë, në një vend të bashkuar. Ky pasqyrim gjithmonë është sublimim i luftës së Idriz Seferit, Mulla Idriz Gjilanit, Agim Ramadanit, tre emra që luftuan në tri epoka të ndryshme, por për një qëllim. Kësaj rruge, të këtij ideali dhe këtij përkushtimi, i është bashkuar edhe Ferizi dhe bashkëluftëtarët e tij kudo”, tha Haziri, duke kërkuar nga organet e drejtësisë që të zbardhet vrasja makabre e tij para disa vitesh nga persona akoma të panjohur.

“Vrasja e Ferizit dhe të shumë veprimtarëve të tij duhet të zbardhet, drejtësia duhet të vendoset në vend. Fatkeqësisht ai humbi jetën në lirinë e Kosovës. Duhet të zbardhen vrasjet sepse ata mund të pushojnë të gjithë të qetë dhe atëherë mund të themi se e kemi mbërri qëllimin për atë që ata kanë luftuar”, pohoi Haziri.

Fundamenti

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha është nderë i veçantë që po merr pjesë në këtë përkujtimore, nga fakti se Feriz Llovca fillet e para të luftës i ka nisur në Zonën Operative të Dukagjinit.

“E di që të gjithë ata që e kanë njohur Ferizin janë të fortë, besojnë në lirinë e vendit, në institucionet e vendit, besojnë në drejtësi sepse edhe Kosova si çdo vend tjetër do ta ketë drejtësinë. Për mua është një nderë i veçantë të marrë sot pjesë edhe për faktin se fillet e para të luftës Ferizi i ka nisur në Zonën prej nga vie unë, prandaj me respekt i thërras jetës veprës dhe luftës së Ferizit”, është shprehur Haradinaj.

Ndërsa Jonuz Musliu, ish përfaqësuesi politik i UÇPMB-së, i cili ka vepruar bashkë me Ferizin, tha se ky i fundit ka qenë trim e luftëtar i madh dhe i vendosur për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare.

Në fund të përkujtimores është shfaqur një dokumentar televiziv./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.