Mobi Casa

Përkujtohet ish polici Lazim Rexhepi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kolonel Elmina Mahmuti, dhe nën Kolonel Shaban Azizi, me bashkëpunëtor nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës nё Gjilan, nё vigjilje tё përvjetorit tё rënies në detyrë tё kolegut Lazim Rexhepi të martën nё shenjë respekti dhe përkujtimi kanë vizituar Stacioni Policor në Kamenicë, ku janë pritë nga Komandanti Kapiten Nazif Hajrizi dhe stafi i tij.

Sё bashku me anëtaret e familjes së të ndjerit edhe stafi komandues të stacionit policor tё Kamenicës, pranë lapidarit tё Policit Lazim Rexhepit janë vendosur kurora dhe lule tё freskëta.

Mobi Casa

Nga njё fjalim rasti Kolonel Elmina Mahmuti ёshtё përkujtuar puna dhe devotshmëria e Lazimit. Ajo është shprehur se vetit profesionale njerëzorë e para së gjithash humane të Lazimit, janë motivim shtytës për gjithë ne Kolegët e tij pjesëtar të Policisë së Kosovës si dhe do të mbeten përgjithmonë shembull për gjeneratat e ardhshme. Policia e Kosovës gjithmonë do ta përkujtoj me pietet, do të mburremi dhe ndjehemi krenar që e patëm Kolegë thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit zëdhënës i policiosë së Gjilanit./rajonipress/