Eko Higjiena

Përkujtohet e nderohet vepra e kolosit të letrave shqipe Beqir Musliu

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Institucionet komunale të Gjilanit kanë bërë sot homazhe tek varri i shkrimtarit të famshëm gjilanas Beqir Musliu, në 18 vjetorin e vdekjes së tij. Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, thotë se ky klub me plotë krenari dhe në mënyrë dinjitoze ka arritur që për më tepër se 15 vite ta bartë në kontestin më pozitiv emrin e krijuesit më të madh të letrave shqipe.

I pranishëm në nderim ishte nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Rexhep Kadriu, i cili shoqërohej nga u.d. drejtori i Kulturës, Bujar Haziri, si dhe zyrtarët komunal.
“Institucionet komunale sot janë në nderim të veprës së shkrimtarit të famshëm nga Gjilan Beqir Musliu, i cili ka dhënë shumë për Kosovën dhe për Gjilanin me veprat e tij. Do të përkujtojmë gjithherë sepse veprat e tij kanë lënë gjurmë në mbarë shqiptarinë. Është veprimtar i cili ka punuar gjatë edhe me Presidentin Rugova. Komuna e Gjilanit tradicionalisht ndan çmimin “Beqir Musliu” për veprën dhe shkrimtarin më të mirë dhe këtë traditë do ta vazhdojmë. Po ashtu, veprat të cilat i ka lënë i ndjeri do t’i dërgojmë në shtyp. Ky është premtim i kryetarit Haziri dhe do të realizohet”, ka thënë nënkryetari Kadriu.

Ndërsa, Hasan Bunjaku, veteran i gazetarisë dhe mik i Beqir Musliut që nga fëmijëria, tha se ky i fundit ka qenë njëri nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe, dhe Gjilani identifikohet me të.

“Beqir Musliu praktikisht i përket një brezi të shkrimtarëve, i cili ka pasur krijimtari poetike, prozatore, dramaturgjike, eseistike, kritikë letrare dhe teatrore, kulumnist, analist, ishe një njeri i cili shumë herët e mori vdekja duke na lënë pa një penë të mprehtë siç ishte Beqir Musliu”, tha veteran i gazetarisë Hasan Bunjaku.

ARKATANA

Kurse, Musa Sabedini kryetar i Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, tha se ky klub me plotë krenari dhe në mënyrë dinjitoze ka arritur që për më tepër se 15 vite ta bartë në kontestin më pozitiv emrin e krijuesit më të madh të letrave shqipe.

Sabedini ka shtuar se institucionet duhet të zgjohen nga gjumi dhe më seriozisht ta trajtojnë tërë atë kontribut që “Beqa i madh” e ka dhënë për letërsinë shqipe e në veçanti për rajonin e Anamoravës.

Ndryshe, shkrimtari Beqir Musliu ka lindur më 11 qershor të vitit 1945 dhe ka vdekur më 24 qershor 1996. Ai është prezantuar thuaja në të gjitha antologjitë e shkrimtarëve shqiptarë të kohës së tij e më vonë. Punimet e tij janë përkthyer në gjuhën frënge, angleze, spanjolle, italiane, arabe, gjermane, hungareze, rumune, turke, sllovake, maqedonase, sllovene, serbe dhe kroate./rajonipress/