UBT

Përkujtohet doktori me zemër të madhe e humanizëm të pashoq, lavdinë e shkroi me punën e tij

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Akademinë përkujtimore kushtuar dr. Shaban Rexhepit kanë folur zyrtar komunal, miq, shok e familjar derisa kanë evokuar kujtimet më të mira për dorën humane e profesionale që praktikojë për shumë vite dr. Shaban Rexhepi. Dr. Shabani nuk kishte orar pune sepse ai përherë ishte në shërbim të pacientëve, një koleg me një humanizëm të pashoq dhe një ekspert i fushës që do i mungoj Kosovës e sidomos Anamoravës e Luginës ka thënë miku i tij i ngushtë dr. Ramadan Maliqi.

Në Akademinë përkujtimore kishin ardhur pjesëmarrës të të gjitha fushave për ta kujtuar e evokuar kujtimin për doktorin që dha zemër e dije për pacientët, klientët e shumtë dhe për shëndetësinë kosovare në përgjithësi.

Dr. Shaban Rexhepi gjinekologu i Anamoravës e Kosovës u kujtua me pietetin më të mirë duke i dhënë atij atributet e merituara.

Arianit Sadiku tha se kontributi i dr. Shaban Rexhepit ka qenë i jashtëzakonshëm, kurse Arsim Emini nga Spitali i Gjilanit tha se dr. Shabani ishte korrekt me palë, me pacientë dhe ai lavdinë e ka shkruare me punën e tij dhe me djersën e tij, ku edhe kishte mijëra pacientë.

Amide Pireci Zeqiri nga reparti i Gjinekologjisë ka përkujtuar Shaban Rexhepin si koleg i dashur dhe i afërt me të gjithë kurse Lauras Idrizi nga Oda e Mjekëve të Kosovës ka thënë se ngritja profesionale e dr. Shabanit ka qenë dritë dhe rrezatim për kuadrot e reja.

RCCOLA

Ahmet Isufi tha se dr. Shabani ka dhënë punë, angazhim dhe profesionalizëm komunës së Gjilanit. “Ishte mjek, mik i mirë dhe ishte në ballë të proceseve në Kosovë” tha Isufi.

Për veprimtarinë e dr. Shaban Rexhepit foli edhe Mehmetali Rexhepi, ndërsa miku i tij i ngushtë Ramadan Maliqi tha se Shabanin e kisha mik e koleg të afërt, siç thotë populli ynë, e kisha dorë të djathtë në profesion e në takimet tona të përditshme.

“Të flasësh për veprimtarin e dr. Shabanit na duhen orë të tëra sepse ai nuk ishte vetëm i Gjilanit, e donin të gjithë, nga të gjitha trojet shqiptare. Ishte koleg i dashur, i arsyeshëm, korrekt në punë, në veprime e në raste të rënda profesionale. Dr. Shabani kurrë ska ditur të thotë Jo, dhe kurrë ska ditur të tërhiqet nga rreziqet edhe atëherë kur ishte më së rëndi, pra koha e okupimit dhe koha e luftës. Dr. Shabani nuk kishte orar pune sepse ai përherë ishte në shërbim të pacientëve, një koleg me një humanizëm të pashoq dhe një ekspert i fushës që do i mungoj Kosovës e sidomos Anamoravës e Luginës.
Ishte kuadër me kompetencë sepse ishte shkollë e Zagrebit dhe në repartin e Gjinekologjisë në Gjilan ai po jepte më të mirën e mundshme për kuadrot e reja dhe po ndihmonte lindjet e mijëra nënave.
E kush nuk do ta donte e adhuronte një profesionist si doktor Shabanin, përveç regjimi i Millosheviqit me të cilin nuk pajtohej kurrë dhe kundërshtonte pothuajse hapur atë regjim kriminal.
Kishte veti humane, njerëzore, patriotike dhe mbi të gjitha ishte pedagog e komunikues dr. Shabani.
Të nderuar pjesëmarrës
Më lejoni që para jush të dal me një kërkesë edhe zyrtare edhe shoqërore që për shkak të kontributit të madh që ka dhënë kolegu YNË një institucion shëndetësor në Gjilan të mbajë emrin e tij.
I`a kemi borxh dr. Shabanit sepse ai ndihmoi kuadro të shumta dhe ofroi shërbime për më shumë se 40 vite në Spitalin e Gjilanit.
Mos harroni duhet të kalojnë vite të tëra për ta pasur një kuadër si dr. Shaban Rexhepi.
Unë jam krenar dhe mburrem me punën e tij dhe do të më mungojë gjithë jetën.
Pusho në parajsë kolegu e miku im dr. Shaban” u shpreh Ramadan Maliqi.

Në emër të familjes djali i dr. Shabanit tha se dhimbjen e madhe na keni shndërruar në krenari. Babi ishte qytetar e mjek human, dhe atdhedashës i pashoq tha ai./rajonipress/