Përkujtohet dëshmori Safet Rexhepi
Viti – Për nder të përvjetorit të rënies së dëshmorit, Safet Rexhepi sot në Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani“ në Viti është mbajtur një akademi përkujtimore ku është çmuar lartë kontributi i tij për çlirimin e vendit dhe atë në luftën e lavdishme të UÇK-së. Me këtë rast për veprën e tij kanë folur personalitetet e ndryshme si dhe është shfaqur një film dokumentar.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka çmuar lartë veprën dhe kontributin e gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e vendit duke theksuar se Kosova ka pasur djem të zot sikurse Safet Rexhepi të cilët dhanë gjithçka që mundet të jepet atdheun sikurse jetën.”Djemtë tanë nga Vitia dhe më gjerë kontribuuan dhe dhanë më të çmuarën për çlirimin e trojeve shqiptare dhe atë meritojnë respekt të përhershëm sepse ranë në altarin e lirisë dhe atë me veprën e tyre” u shpreh Haliti.
Ai tha se jo vetëm familja Rexhepi duhet të mburrët me veprën e tij por edhe i gjithë vendi duke theksuar se edhe institucionet komunale mburrën me punën e tij të palodhshme për lirin e vendit sikurse mburrën me veprën edhe e shumë dëshmorëve të tjerë që ranë për lirin e këtij vendi. “Lavdi e përjetshme qoftë mbi të gjithë dëshmorëve të cilët ranë për lirinë e këtij vendi“ tha Haliti.
Ndërsa në emër të luftëtarëve ka folur, Bahri Gashi i cili duke folur për veprën e dëshmorit Safet Rexhepi tha se sot e para 15 vjetëve Safet Rexhepi hyri përjetësisht në altarin e lirisë dhe atë duke mos vdekur kurrë. “Duke nderuar dje, sot dhe nesër të rënët për liri ne dëshmojmë para zotit dhe kombit se meritojmë të ecim drejtë dhe krenar dhe me dinjitet për ka popujt e lirë dhe demokratik të botës” u shpreh Gashi.
Ndërsa gjatë kësaj akademi ka në folur edhe personalitetet e tjera të vendit si dhe familjar të Safet Rexhepit si dhe gjithashtu është shfaqur dokumentari “Sypatrembur “ nga produksioni Rino Art-Viti./rajonipress/


