Eko Higjiena

Përkujtohet dëshmori Rashit Mustafa – “Komandant Karadaku”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në përvjetorin e 27-të të rënies së dëshmorit të kombit, kolonel Rashit Mustafa, i njohur në luftë si “Komandant Karadaku”, janë bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së tij.

Fillimisht, sot në orët e paradites, janë bërë homazhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Viti, ku këtyre homazheve u ka prirë kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Homazhe në nderim të kolonel Rashit Mustafës kanë bërë udhëheqës të institucioneve komunale, përfaqësues të institucioneve të tjera, të Policisë së Kosovës, Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, subjekteve politike, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë të shumtë.

Hidromorava

Përndryshe, kolonel Rashit Mustafa u lind në Lubishtë të Vitisë. Ai kishte përfunduar Akademinë Ushtarake në Kroaci dhe ishte pjesë e Gardës Kombëtare Kroate deri në përfundimin e luftës atje.

Në qershor të vitit 1998 iu bashkua luftës çlirimtare në Kosovë, ku formoi Brigadën 172 “Skënderbeu”, të cilën e komandoi deri në rënien e tij heroike në vitin 1999./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.