UBT

Përkujtohet dëshmori Ramadan Kastrati

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kamenicë – Banorët e Karaqevës e përkujtuan dëshmorin e kombit Ramadan Kastrati në 15 vjetorin e rënies së tij. Kryetari i këshillit lokal Fadil Kastrati, ka thënë se mes dhembjes Karaqeva ruan krenarinë për dëshmorin Ramdan Kastrati, gjaku I të cilit u bë themel i shtetit të Kosovës.

Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani duke e vlerësuar lart veprën sublime të dëshmorit Ramadan Kastrati tha se dëshmorët i falën lumturinë brezave, por siguruan edhe për veten e tyre lumturinë e amshueshme të shkallës më të përsosur.

Mobi Casa

“Mbi themelet e këtij gjaku ne po ndërtojmë shtetin modern e demokratik të Kosovës, atdheun e lirë e të përbashkët të të gjithë qytetarëve të tij të barabartë. Në jetën tonë të përditshme politike e shoqërore edhe mund të mos merremi vesh më së miri, edhe mund të grindemi, por në çështjet fondamentale të shtetit e të ardhmes sonë të përbashkët, busulla e sigurt orientuese janë varret e dëshmorëve tanë të lavdishëm dhe idealet e tyre të pavdekshme.” tha kryetari Sinani.

Në emër të familjes Kastrati të pranishmit i falënderoj vëllai i dëshmorit Selver Kastrati. Nxënësit e shkollës së Karaqevës u prezantuan me një program kulturor – artistik, ndërsa te lapidari i dëshmorit u vendosën kurora lulesh./rajonipress/