GRANDEMALL

Përkujtohet dëshmori Rahim Beqiri “Roki”

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Është përkujtuar me rastin e 13 vjetorit të rënies heroike komandanti Rahim Beqiri me homazhe dhe kurora lulesh para lapidarit të vendosur në fshatin e tij të lindjes në Kopërrnicë të Kamenicës dhe homazhe para varrit të varrezave të dëshmorëve në Kamenicë.

Në vendlindjen e dëshmorit te lapidari i komandant Rahim Beqiri i njohur si komandant “Roki”, ishin tubuar bashkëluftëtarë, e qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare për ta nderur figurën e dëshmorit i cili mori pjesë në tri luftërat që u zhvilluan në trojet shqiptare për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Kryetari Sinani përshëndeti pjesëmarrësit dhe bashkëluftëtarët e komandantit. “Nderojmë dhe përkulemi për të gjithë dëshmorët e kombit tonë, fshati Kopërrnicë dhe Komuna e Kamenicës krenohen dhe çmojnë veprën dhe kontributin e komandantit tonë në kundërvënie e në luftë kundër dhunës e shtypjes, kundër okupimit dhe kundër projekteve për shpërnguljen nga trojet tona, e që Rahim Beqiri, i brumosur edhe nga tradita atdhetare e familjes, të kalitej si një djalë, si një njeri i pjekur, në idenë kombëtare të çlirimit dhe të shtetit. Qëllim, që duhet ta arrinte me organizim në luftën guerile dhe në luftën çlirimtare deri në fitoren përfundimtare”.

Rahim Beqiri lindi më 1 janar të vitit 1975 në Kopërnicë të Kamenicës së atëhershme. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesme e kreu në Dardanë. Si i ri kyçet në Lëvizjen Popullore të Kosovës nga ku më pas sistemohet në luftën për çlirimin e Kosovës. Pas mbarimit të luftës në Kosovë, ai nuk rri i qetë, por u del në ndihmë vëllezërve në Luginën e Preshevës.

Uji Dea

I armatosur me përvojë të jashtëzakonshme, strategji luftarake e zemër fisnike, Rahim Beqiri kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku nga Shtabi i Përgjithshëm emërohet dhe merr detyrën e Komandantit të batalionit.

Rahim Beqiri plagoset rëndë në Drenovec të Tetovës, Gjatë dy ditëve, në kushte lufte transferohet në Spital të Prishtinës ku mjekët bënë të pamundurën por nuk arritën ta shpëtojnë nga vdekja.

Rahim Beqiri ndërron jetë më 1 gusht të vitit 2001, ndërsa varroset më 2 gusht pranë shokëve të tij në varrezat e Dëshmorëve në Dardanë.

Në emër të familjarëve foli djali Liridon Beqiri, i cili falënderoj të gjithë të pranishmit që morën pjesë në përvjetorin e babait të tij./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.