Uji Dea

Përkujtohet atdhetari Mumin Kastrati në 15 vjetorin e vdekjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Mumin Kastrati ishte dhe do të mbetet pishtar i atdhedashurisë, lirisë dhe arsimit shqip ndërkaq vepra e tij, do të jetë gjithmonë një udhërrëfyes për gjeneratat e sotme dhe të ardhme, jo vetëm në Komunën e Kamenicës, por për gjithë vendin. Kështu u tha në Akademinë Përkujtimore me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së Mumin Kastratit.

Kryetari i Komunës, Begzad Sinani, tha se familja Kastrati nga Hogoshti përbën një shembull unik për sa i përket atdhedashurisë dhe rezistencës heroike në mbrojtje të të drejtave dhe lirisë së shqiptarëve në atdheun e tyre.

“Armiku kurrë nuk mundi ta shuaj zjarrin kryengritës të tyre pa marrë parasysh torturat çnjerëzore që ushtruan ndaj tyre nëpër qelitë famëkëqija jugosllave. Mumini do të arrestohej derisa punonte si mësimdhënës në Likovë të Maqedonsë dhe do të dënohej me 8 vite burg të rëndë por ai kurrë nuk u thye, andaj vepra dhe sakrificat e tij ishin frymëzuese për kohën kur ai jetoi dhe veproi si dhe për brezat që do të vijnë, se si duhet ta duam dhe të punojmë për atdheun dhe për kombin tonë”, tha Sinani duke folur për jetën dhe veprën e Mumin Kastratit.

ARKATANA

I pranishëm në këtë Akademi, ishte edhe veprimtari i çështjes kombëtare, zoti Adem Demaçi.
“Emra si ky i Mumin Kastratit, janë gurëthemeli i shtetit të Kosovës dhe mesazhi i veprës së tyre është që këtë vend ta ruajmë e ta duam”, tha veç tjerash ai.

Në këtë Akademi përkujtimore, u fol për jetën dhe veprën e Mumin Kastratit edhe nga pjesëmarrës tjerë. Gjithashtu, u mbajt edhe një program kulturo-artistik në nderim të Kastratit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.