ARKATANA

Përkujtohet 16-vjetori i Betejës së lavdishme të Zhegocit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Është shënuar sot 16-vjetori i Betejës së Zhegocit, në të cilën ranë shumë dëshmorë e martirë. Fillimisht, kryesuesja e Kuvendit, Valentina Bunjaku Rexhepi, e shoqëruar shefi Kabinetit Arbër Ismajli dhe drejtorët komunal, kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, derisa më pas janë vënë kurora lulesh tek lapidari në Zhegoc si dhe tek vendi i rënies së dëshmorit Pajazit Ahmeti.

Në tubimin e mbajtur në Zhegoc, të organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë marrë pjesë përfaqësues nga Komuna e Gjilanit, deputetë, veteranë të luftës, FKS-ja, përfaqësues nga policia, si dhe aktivist e veprimtar të çështjes kombëtare.

Në emër të kryetarit Haziri ka folur drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Ramiz Ramadani, i cili Betejën e Zhegocit e ka vlerësuar si Betejë të Lavdisë.
“Në këtë beteje të lavdisë bie dëshmori i parë Pajazit Ahmeti, ndërsa në një pikë tjetër të frontit, kalvarit të dëshmorëve i bashkohet Alban Ajeti. Malësia e Zhegocit ishte shndërruar në arenë të ashpër të rënies e flijimit sublim në altarin e lirisë po i bashkoheshin: Hanumshahja, Gafurri, Sherifi, Enveri, Sahiti, Shahini, Bahriu, Ibrahimi, Bajrami, Bejtushi, Shefkiu etj., gjaku i të cilëve u bë themel i lirisë të cilën po e gëzojmë”, ka thënë Ramadani.

Ramadani ka thënë se dëshmorët ranë në altarin e lirisë për t’u bërë pararojë e themel i shtetit të Kosovës, “ndërsa ne na mbetet të punojmë shumë dhe ta ndërtojmë shtetin e Kosovës në tabanin e idealeve të tyre”.

ARKATANA

Në këtë tubim, fjalë rasti patën edhe kryetari i Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan, Ahmet Daku dhe ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, të cilët vlerësuan se familjet e dëshmorëve duhet të jenë krenare për sakrificën e bijëve të tyre për të mirën e përgjithshme.

Ky manifestim është përmbyllur me një program të pasur kulturor-artistik, të cilin e ka përgatitur Këshilli i fshatit Zhegoc.

Në betejën e Zhegocit u vranë tetë ushtarë të UÇK-së: Pajazit Ahmeti, Alban Ajeti, Hanumshahe Abdullahu, Tefik Zymberi, Sahit Baftiu, Shahin Baftiu, Kastriot Baftiu, Njazi Osmani dhe 18 civilë. Ndërsa në fshatin Sllovi u vranë 49 civilë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.