UBT

Përkujtohen dëshmorët Mulla Nysret Hajdari dhe Mehmetali Behluli

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Është përmbyllur java kulturore në fshatin Miresh, e cila është organizuar për nderë të 15 vjetorit të rënies së dy dëshmorëve të kombit nga ky fshat: Mulla Nysret Hajdari dhe Mehmetali Behluli.

I pranishëm në këtë ngjarje ka qenë nënkryetari i Komunës së Gjilanit Rexhep Kadriu, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, drejtorët komunal, si dhe përfaqësues nga shoqatat e dala nga lufta, bashkëluftëtar, miq dhe familjar.

Fillimisht janë bërë homazhe tek lapidari i dëshmorëve, për të vazhduar me manifestimin përmbyllës.

GRANDEMALL

Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, ka folur kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, zonja Valentina Bunjaku Rexhepi, e cila tha me këtë rast se Mulla Nysreti dhe Mehmetaliu flijuan jetën lirinë dhe pavarësinë e vendit.

“Falë gjakut të tyre, sakrificës së tyre sot ne po e gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e vendit dhe po na jepet mundësia që të punojmë për një Kosovë më të mirë dhe më të zhvilluar. Në emër të kryetarit Haziri dhe të Kuvendit Komunal, uroj shoqatën “17 shkurti” për këtë iniciativë, për këtë organizim dhe për shumë punë të mira që ka bërë në këtë fshat. Për këso organizata kanë nevojë edhe fshatrat tjerë dhe qyteti. Ne gjunjëzohemi para veprave të dëshmorëve”, ka thënë Bunjaku Rexhepi.

Familjarët e dy familjeve të dëshmorëve, të cilët i përshëndetën të pranishmit, thanë se ndihen krenarë për veprat e mëdha të Mulla Nysret Hajdari dhe Mehmetali Behluli, të cilët për të gëzuar ne lirinë e sotme, nuk kursyen as gjënë më të shtrenjtë – jetën.
Manifestimi është përmbyllur me një program të pasur kulturoro-artistik./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.