Përkujtohen dëshmorët Mehmetali Behluli e Nysret Hajdari

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të dielën në fshatin Dobërqan përkujtohen me rastin e 20 vjetorit të rënies heroike dëshmorët, Mehmetali Behluli e Nysret Hajdari.

Me rastin e shënimit të 20 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të fshatit Dobërqan, Mehmetali Shukri Behluli dhe Mulla Nysret Hajdari, të dielën në fshatin Dobërqan mbahet një tubim i madh përkujtimore ku pritet të marrin pjesë figura të ndryshme politike nga mbarë trevat shqiptare.

Eco Higjiena

Në gurin e lapidarit të dëshmorëve, i cili është ngritur në parkun e fshatit Dobërqan është shkruar: ”Ky bir besnik i shpirtit liridashës shqiptar, ishte ushtar i përbetuar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Pashtrikut, në brigadën ”126” të Hasit. Mbrojti parimin themelor të ushtarit të lirisë, se ”Kush bie duke luftuar, kthehet në flamur” dhe Mehmetaliu u kthye në flamur. Ishe si flakadan që qanë errësirën, e popullit shqiptar i’a solle lirinë. O dëshmor i popullit, prehu në qetësi në tokën nënë. Lavdi e përmotshme veprës tënde Atdhetare” ka thënë veprimtari Rexhep Arifi.

Kurse Agron Murseli në një dedikim të veçantë kushtuar Mehmetali Behlulit ka thënë:”Është e ditur se edhe dëshmorët e kanë dashur jetën, por për lirinë e kanë vënë atë në provë, duke arritur ta finalizojnë me rënie në altarin e lirisë. Ama të rënët kanë lënë të gjallët pas vetes për ta ndërtuar atë të ardhme për të cilën ata kanë dhënë jetën. Por dëshmorët nuk janë thjesht objekt përkujtimi. Dëshmorët sot nuk e dinë nëse ne e përkujtojmë veprën e tyre ose jo, kështu që veprime të tilla nuk duhen trajtuar sikur ne po u bëjmë dëshmorëve ndonjë nderim. Ata fizikisht nuk kanë nevojë për nderimin tonë, ata janë në amshim të lumtur për veprën e tyre edhe pa përkujtimin tonë. Prandaj është mirë t’i thërrasim mendjes e ta bëjmë pyetjen për të gjallët, për vete dhe për gjithë të tjerët. A po e bëjmë ne punën tonë sot sipas kritereve të idealeve për të cilën luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luftuan dje? A jemi ne në nivelin që ta shikojmë veten drejt në sy duke dalë para portretit të dëshmorit” ka shkruar Murseli./rajonipress/