ARKATANA

Përkujtohen dëshmorët “Gursel e Bajram Sylejmani”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Është mbajtur Manifestimi Përkujtimor për nderë të 16 vjetorit të rënies së dëshmorëve “Gursel e Bajram Sylejmani” , ku me këtë rast janë zhvilluar një varg aktivitetesh sportive.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, në fjalën e rastit tha se populli ynë gjatë këtij rrugëtimi pati shumë personalitete me vlera të larta, me tipare dhe karakteristika tepër humane, fisnike dhe padyshim tepër të guximshme.

“Personalitete, intelektualë, të cilët morën përsipër ndryshimin e kësaj rrjedhe të historisë e cila për çdo ditë po i binte terrin kësaj tokë. Sot e 16 vite më parë, kur në këtë tokë kemi dritë e liri, e kujtojmë betejën e lavdishme të Jezercit, i kujtojmë dy vëllezërit të cilët qysh në moshë rinore vepruan për t`i sjellë dritë Shqipërisë natyrale, vepruan deri në sakrificën e fundit të cilën ata e quanin ëndërr, ëndërr për t`i dhënë veten tokës, për liri. Me 16 vite distancë kohore, nuk ndjehet asnjëherë efekti i harrimit, por ai i motivimit për ta ruajtur lirinë dhe dritën që ata i sollën vendit, motive për të punuar pastër për institucionin dhe për t`i shërbyer popullit”, tha Haliti.

Në emër të familjes së dëshmorëve foli e bija e dëshmorit Gursel Sylejmanit, Kaltrina Sylejmani e cila citoj fjalët e babit të saj para se t`i bashkohet radhëve të UÇK-së .

FIDANISHTJA

Të pranishëm në Akademinë përkujtimore që u mbajt në Sadovinë të Jerlive, ishin edhe personalitete nga jeta politike, veprimtarë të dëshmorëve, përfaqësues të spektrit politik, dashamirë të artit dhe mysafirë të shumtë.

Me këtë rast është hapur një Ekspozitë “Dëshmorët, motiv në art” që u mbajt në kompleksin e dëshmorëve Sylejmani e ku u ekspozuan piktura të dëshmorit Gursel Sylejmani.

Ndërsa janë mbajtur edhe garat e recituesve ku fitues u shpall grupi i recituesve nga Shkolla Fillore 28 Nëntori”Sadovinë Jerlive./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.