Fundamenti

Përkujtohen dëshmorët e UÇPMB-së në Dobrosin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në 15 vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Eqrem Hoxhës, Shkëlzen Krasniqit dhe Betim Berishës nga Prizreni, të shtunën, në vendin e rënies afër fshatit Dobrosin të Bujanocit, janë përkujtuar me pietet nga bashkëluftëtarët e tyre, duke u bërë homazhe dhe vendosur kurora lulesh.

Tre dëshmorët, Hoxhaj, Krasniqi dhe Berisha, 15 vite më parë u ishin bashkuar bashkëkombësve të tyre në luftën e Luginës.

Vepra e tyre sot u përkujtua nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliut, ish-shefi politik i UÇPMB-së, përfaqësues të OVL-së në Bujanoc si dhe bashkëluftëtarë të dëshmorëve.

Musliu, pas përfundimit të homazheve, për portalin informativ Titulli.com ka thënë se shpreson që vitet tjera të jenë më të mira për Luginën e Preshevës.

HW

“Do të angazhohemi që në të ardhmen shoqatat të jenë më të konsoliduara, derisa gjakun e dëshmorëve nuk do ta harrojmë asnjëherë”, u shpreh Musliu.

Tre pjesëtarët e UÇPMB-së nga Prizreni, Eqrem Hoxha, Shkëlzen Krasniqi dhe Betim Berisha, ranë dëshmorë më 19 shtator të vitit 2000, në përplasjen e parë të drejtpërdrejtë me forcat policore e ushtarake të ish Jugosllavisë.

Nga dita e rënies, 19 shtator deri në muajin nëntor po të atij viti, në Luginë ishin zhvilluar luftime të ashpra, derisa pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc kishin arrit që të futnin nën kontroll rreth 60 përqind të territorit të Luginës së Preshevës. /Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.