Hidromorava

Përkujtohen dëshmorët e kombit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në trembëdhjetë vjetorin e rënies së dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc, Eqrem Hoxhës, Shkëlzen Krasniqit dhe Betim Berishs, sot në vendin e rënies afër fshatit Dobrosin të Bujanocit janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh.

Hoxhaj, Krasniqi dhe Berisha, 13 vite më parë i’u kishin bashkuar bashkëkombësve të tyre në luftën për drejtësi, barazi dhe liri në Luginë të Preshevës. 19 Shtatori i vitit 2000 ishte ditë zie por edhe krenarie, për Luginën e veçmas për UÇPMB-në, sepse trimat, në asnjë momentë nuk u friguan nga armiku dhe heroikisht dhanë jetën për të drejtat e shqiptarëve, për të u përkujtuar përgjithmonë si heronj të kombit.

FIDANISHTJA

Ata sot fatkeqësisht siç thotë kryetari i OVL-së, Edmond Isufi nuk përkujtohet as nga shokët e tyre më të afërt këtë e dëshmonë edhe prania shumë e vogël e pjesëmarrësve në përvjetorin e tyre. Ata sot janë përkujtuar dhe bërë homazhe nga pjesëtarët e OVL-së, ish-këshilltari politik i UÇPMB-së, tani kryetari i kuvendit, Jonuz Musliu, dhe disa ish pjesëtarë të UÇPMB-së.

Jonuz Musliu, këtë ditë e quajti ditë e historisë së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke theksuar se dëshmorët nuk duhet të përkujtohen me kaq pak pjesëmarrës. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPM-së, Edmond Isufi, duke faleminderuar për pjesëmarrjen e të pranishmëve, theksoi se kryesia e OVL-së, do të vazhdoi homazhet, në varrezat e këtyre tre dëshmorëve në Prizren dhe kanë vizituar familjet e tyre që është me e pakta që mund të bëjnë për familjet e dëshmorëve. Me këtë rast janë vënë kurora lulesh./BN/