Uji Dea

Përkujtohen dëshmorët e kombit të rënë në Rahovicë për çlirimin e bashkimin kombëtar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit, Shaban Ukshini (Komandant Terri), Sami Ukshini (Kingji), Bardhyl Osmani (Komandant Delta) dhe Kastriot Arifi (Petriti), të cilët ranë heroikisht në Rahovicë për lirinë dhe bashkimin kombëtar, janë bërë homazhe nga përfaqësuesit komunalë, ata të shoqatave të familjeve të dëshmorëve, invalidëve, veteranëve e qytetarëve, në varrezat e dëshmorëve në Gjilan.

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Krenare Latifi Kçiku, tha se sot, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, bashkë me përfaqësuesit e shoqatave të familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve, dega në Gjilan, bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve.

HW

“Përulemi me respektin më të madh për të kujtuar dhe nderuar bijtë më të mirë të kombit tonë: Shaban Ukshini (Komandant Terri), Sami Ukshini (Kingji), Bardhyl Osmani (Komandant Delta) dhe Kastriot Arifi (Petriti), të cilët ranë heroikisht në Rahovicë për lirinë dhe bashkimin kombëtar. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit. Nderim dhe respekt për të gjithë ata që dhanë jetën për liri. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta”, tha kryesuesja e kuvendit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.