UBT

Përkujtohen dëshmorët e kombit, politikanët rrinë nën hije

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Sa më shumë që po kalon koha aq më shumë dëshmorët e kombit po lihen në harresë, ata që më së shumti po i shijojnë privilegjet dhe të mirat për të cilat u flijuan dëshmorët e kombit, tashmë as në tubime përkujtimore nuk marrin pjesë.

Kështu kaloi edhe një përkujtim dhe politikanët askund nuk ndëgjohen të gjallë, të paktën ta thonë një fjalë miradie për nder të familjeve të tyre që sot ishn prezent për ti përkujtuar më të dashurit e tyre.

Lufta e UÇPMB-së, pas veti la shumë dëshmorë, la shum jetima dhe gra pa burra, të cilët flijuan jetën që ne sot ta gëzojmë këtë pak liri, që fëmijët tanë të shëtisin të lirë, të flasin shqip dhe të mësojnë shqip, ndërsa më të privilegjuarit as që dëshirojnë të dijnë për ata që sot nuk ndodhen mes nesh. Moderotorja thërret emrat e politikanëve që të marrin fjalën, por veq heshtjes nuk përgjigjet askush sepse politikanët janë diku nën hije.

Moderatorja thërret emrin e KNSH-së, edhe këtu mbizotëron heshtja sepse, askush nuk përgjigjet, ata që duhet të marrin fjalën kushedi në q’hije nëpër bregdete janë strukur. Familjarët presin që dikush ti jap kurajo për të dashurit e tyre, të thotë se ata dhanë jetën për këtë liri, por fatkeqësisht ska kush ta thotë këtë, kështu ata detyrohen që vet të elaborojnë për burrat djelm, prindërit e tyre.

Eco Higjiena

Të thonë se ata vdiqën për kombin shqiptarë dhe jo vetëm për familjet e tyre. Fatkeqësisht në këtë manifestim përkujtimorë nuk kanë prezentuar as përfaqësues të OVL- UÇPMB, organizatë kjo e cila është themeluar për ti mbrojtur dhe përkujtuar vlerat e luftës dhe dëshmorët e kombit. Në fshatin Muhoc të komunës së Bujanocit sot u mbajt tubim përkujtimorë ku u përkujtuan dëshmorët e kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së.

Shokë, bashkëluftëtarë dhe familjarë të Ish.Kom.i Brig.114 Muhamet Xhemaili (Rebeli)- 08.02.1958-12.07.2005, Agim Elshani – Dëshmor i kombit-09.04.1975-27.03.2001 dhe Besim Mazreku -Dëshmor i kombit -23.01.1981-17.04.2001, kishin ardhur sot në Muhoc për t`i nderuar dëshmorët dhe veprën e tyre heroike për të cilën kishin flijuar jetën e tyre.

Gjatë këtij manifestimi përkujtimorë, nuk u tha shumë por ato pak fjalë që u thanë ishin fjalë nga më të dashurit e tyre, vepra heroike e Muhametit, Agimit dhe Besimit, janë shembull për të cilën ne sot duhet të punojmë për ta quar amanetin e tyre përpara, këto ishin fjalët e shokëve të dëshmorëve të kombit./BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.