KKVITI

Përkujtohen dëshmorët e fshatrave Lubishtë dhe Smirë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Viti – Në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorëve të fshatrave Lubishtë dhe Smirë, sot në varrezat e dëshmorëve në Viti, institucionet komunale të Vitisë, në krye me zv. kryetarin e kësaj komune, Hasan Aliu dhe Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Naim Pira dhe të tjerë kanë vendosur kurora të luleve për të përkujtuar dëshmorët e këtyre lokaliteteve ë cilët ranë për lirinë e Kosovës.

Homazhe sot bënë edhe shumë qytetarë, përfaqësues të partive politike. Organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe mekanizma të tjerë.

Uji Dea

Përndryshe pritet që përfaqësuesit e Komunës së Vitisë të marrin pjesë edhe në aktivitet që do të shënohen për nder të këtyre dëshmorëve në fshatrat Smirë e Lubishtë./rajonipress/