Mobi Casa

Përkrahje vajzave të reja që synojnë të bëhen pjesë e institucioneve lokale

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i komunës së Gjilanit Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina – Bunjaku dhe Drejtoreshën e Administratës Doruntina Hasani, pritën në takim përfaqësueset e Fondacionit “Jahjaga” përkatësisht Menaxheren e Projektit znj. Arbenitë Morina dhe Drejtoreshën Ekzekutive znj. Brikena Avdyli, me qëllim të inicimit të bashkëpunimit në kuadër të programit “Zhvillimi i njohurive për qeverisjen lokale”.

“Përmes këtij programi, tri vajza të reja do të kenë mundësinë të mentorohen në Komunën tonë nga nënkryetarja e komunës, drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe nga ana ime në cilësi të drejtoreshës së Administratës”, ka thënë Drejtoresha Doruntina Hasani.

ARKATANA

Programi ka për qëllim të kontribuojë në promovimin dhe fuqizimin e rolit të gruas në politikë, me theks të veçantë në inkurajimin dhe fuqizimin e vajave të reja të cilat kanë aspirata të zhvillimit të karrierës politike.

Drejtoresha Doruntina Hasani, e cila është caktuar nga Kryetari i Komunës Alban Hyseni si koordinatore e këtij procesi, ka deklaruar që bartësit e institucioneve komunale janë të gatshëm dhe të përkushtuar në ndërmarrjen e hapave konkretë për zhvillimin dhe avancimin e këtij bashkëpunimi, në mënyrë që të kenë rol proaktiv në zhvillimin dhe avancimin e rolit të gruas në shoqëri dhe në vendimmarrje./rajonipress/