Hidromorava

Përkrahje masovike e qytetarëve gjilanas për AKR-në

/ 7 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pasi që jam edhe kandidat i gjeneratës re edhe kauzat e mija janë ma shumë me përmbajtje rinore, por të gërshetuara përbrenda me përfshirje të të gjitha grupmoshave të shoqërisë tonë ka thënë Arianit Ibrahimi.

Postimi i plotë i Arianit Ibrahimit

Të dashur të rinjë ne jemi e tashmja dhe e ardhmja e këtij vendi, ne jemi fuqia më e madhe e një shteti.
Ne tashmë po e dimë se vitet e fundit shteti ynë po ballafaqohet me largimin e të rinjëve nga vendi me të madhe, e sidomos i të rinjëve me profesione të profileve të ndryshme e të kualifikuar, Kosovës po i ikën Ajka, Truri e nga kjo më e prekur nga të gjitha rajonet tjerat është Anamorava.

Çdo ditë e ma tepër rritet numri i të pashpresëve se do të bëhet mirë këtu, me të drejtë ka humbur besimi në këtë klasë politike, dhe te udhëheqësit institucional, e që fajtor të vetëm janë këta për këtë gjendje të rënduar, ku çdo vlerë e jona ka marrë teposhtëzen e po degradohet ditë e më tepër, sytë tanë, veshët tanë, shohin e dëgjojnë raste e raste të pabarazisë, duke u nisur nga konkurset publike, ku në mënyrë të pamerituar zinen vendet e punës, pa përmbushje të kritereve që kërkohen me konkurs, ata që pranohen dihen kush janë, janë fëmijët, rejat, mesat, nipat shokët e politikanëve, dhe që ne raport me të tjerët ata kanë përparësi, sepse sipas tyre ma të dishëm se ta nuk ka shoqëria jonë, nga këtu vie zhgënjimi i një të riu që ka qenë ekselent në studime, shohim diskriminimin e punëtorëve në sektorin privat, ku punojnë gjatë gjithë javës pa të drejtën e një dite pushim, ku nuk i paguhen kontributet dhe slajmrohen si punëtor, ku punojnë jashtë orarit të punës pa kompensim, ku ju thyhet dinjiteti në forma të ndryshme, ku punojnë në kushte të rënda sidomos sektori i ndërtimtarisë, po ashtu shohim një administrat të mbingarkuar me njerëz që marrin paga pa u paraqit në vendit e punës, e shërbime jo korrekte.

Në një vend kur humb një nga forcat më të mëdha shpirtërore e cila quhet shpresë, jo lehtë arrihet të dilet nga kjo gjendje e rënduar, duhet energji, vullnet, motiv i pashoq për ta ndryshuar e kush mund ta bëjë këtë përpos të rinjeve tanë të cilët nuk duhet të qëndrojnë të heshtur e indiferent e që për interesa të vogla, personale të shiten, neve na tregon edhe historia jonë e lavdishme se gjithmonë të rinjët kanë qenë në ballë të proceseve ma të rëndësishme të kombit, si në luft, si në shtetformim, andaj edhe ne sot të rinjët e këtij vendi duhet ta marrim shtafetën për ndryshim në duart tona, ne të jemi bartësit kryesor të të gjitha proceseve me pjesëmarrjen tonë në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit, të vetmit jemi që mund ta bëjmë këtë e ta kthejmë shpresën e humbur të ja kthejm dinjitetin, krenarin qytetarëve tanë, ne e kemi dëshmuar tashmë që të rinjët tanë janë të devotshëm, arrijnë rezultate vetëm duhet mbështetje dhe përkrahje ma e madhë, kudo në botë po shënojnë suksese tu u nisë nga Kosova në Xhudo me Majlinda Kelmendin, këngëtaren Era Istrefin, me kombëtaren tonë në futboll, me vajzat tona në Evropë e Amerik me Rita Orën, Dua Lipen, Bebe Rexhën këto na bëjnë me dije se ne mund ta bëjmë edhe Kosovën tonë vend me perspektiv, e të zhvilluar, vend model në rajon për arritje.

Dhe të nderuar miq, me bindje të plot ju them se me AKR me në krye Presidentin Behgjet Pacolli, qytetarët tonë do ta ndjejnë shtetin e tyre në çdo pore të jetës, do ta ndjejnë ndryshimin me AKR në qeverisje duke u nisë nga zhvillimi ekonomik në dy vitet e para me 8% rritje ekonomike, rrita ekonomike ndikon drejtpërdrejt në krijimin e 50,000 vende pune në vit, Bashkë për shtetin me Koalicionin AKR-NISMA-PD në qeverisje do të ndërmarrim të gjitha masat dhe politikat konkrete të cilat mundësojnë forcimin e sundimit të ligjit dhe krijimin e një shteti të mirëfilltë ligjor, ndryshimin e infrastrukturës legjislative në fushën penale : ndryshimi i ligjeve që lidhen me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Bashkë për shtetin me koalicionin AKR-NISMA-PD në qeverisje do të angazhohemi për reforma në arsim, me qëllim të rritjes së cilësisë në arsimin fillor dhe të lartë.

Bashkë për Shtetin me koalicionin AKR-NISMA-PD do të angazhohemi në ndërtimin e një sistemi shëndetësor funksional dhe ofrimin e shërbimeve të mira për qytetarin, ky është një ndër prioritetet tona të larta, do të mundësojmë sigurimin e obligueshëm shëndetësor.

Bashkë për Shtetin me koalicionin AKR-NISMA-PD në qeverisje Puna dhe Mirëqenia Sociale me AKR prioritet të veçantë do jetë edhe mbrojtja efikase e të drejtave të punëtorëve, një gjë e tillë mund të arrihet përmes ndërmarrjes së masave si në vijim ;
Ndryshimi i infrastrukturës ligjore për sigurinë në punë,
Miratimi i ligjit të ri të punës dhe ligjit për pushimin e lehonisë dhe pushimin prindëror,
Luftimi i punës të padeklaruar,
Rritja e numrit të inspektorëve të punës,
Rritja e pagës minimale në 250 euro
Hartimi dhe miratimi i ligjit për personat me aftësi të kufizuar
Hartimi i ligjit për shërbimet sociale familjare.

Gjilanit me Ministrat e AKR iu kthye vëmendja e munguar për vite të tëra e harruar nga qeveritë e kaluara, investimet, projektet që sollëm në qytet i dhanë pamje krejt tjetër qytetit, një ndër ta është edhe lumi Mirusha i cili për 19 vite kundërmonte nga ujërat e zeza dhe ishte shqetësim i madhë për komunitetin ka kalonte ky lumë, për shkak të mundësisë së përhapjes së ndonjë epidemie, ky problem ishte i pa zgjidhur ndër vite, ku vetëm falë kontributit, ndihmë së Ministrisë së Ambientit e udhëhequr nga Ministri Matoshi, u shëndrrua në një Shesh të këndshëm e atraktiv, e ku frekuentohet nga qindra qytetarë çdo ditë, po ashtu mundësoj në krijimin e shumë bizneseve të reja në atë zonë.

Kurse me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik aty ku jamë edhe vet si këshilltar i Ministri Lluka, arritëm të sjellim shumë projekte, investime me interes vital për qytetin, siq është investimi në Kapërderdhësen e Pendës së Përlepnicës për trajtimin e ujërave të zeza, nga programi për efiqiencë shumë shkolla nga Gjilani përfituan nga grandet tona.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.